Sulmohet me thikë një shqiptar në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Sulmohet me thikë një shqiptar në Fushë Kosovë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:11
ilustrim

Të martën në Fushë Kosovë, një person është sulmuar me thikë.

“Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar”, njofton raporti policor.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor për arsye se edhe ata ishin të lënduar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat