Makina përplaset me shtyllën në Vorë-Tiranë, plagoset një vajzë e re

Kronikë e zezë

Makina përplaset me shtyllën në Vorë-Tiranë, plagoset një vajzë e re

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:27
Ilustrim

Një vajzë në timon, ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar e aksidentuar.

Rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

E reja ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar duke u dërguar në spital.

Pas ndihmës së marrë gjendja e saj paraqitet e stabilizuar ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat