Policia gjen gjësende të ndaluara në veturën e një të dyshuari - Bota Sot
Policia gjen gjësende të ndaluara në veturën e një të dyshuari

Kronikë e zezë

Policia gjen gjësende të ndaluara në veturën e një të dyshuari

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Policia në Prizren në veturën e një personi të dyshuar ka gjetur një mori gjësendesh të ndaluara.

Sipas Policisë në rrugën “Ukë Bytyqi” në veturën e të  dyshuarit  ka gjetur dhe ka konfiskuar një palë pranga të metalit, 10 palë pranga të plastikës, dy thika, një shufër të metalit, një bombolë gazi lotsjellës, 299 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pasaportë e Republikës së Shqipërisë, një xhaketë ushtarake me emblemë të Policisë, gjashtë forma të PK-së procesverbal mbi intervistimin e të dyshuarit dhe dy fletore me emblemë të PK-së. 

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera