Drogë nga Kosta Rika me ananas, 29 të arrestuar në Itali, një shqiptar… - Bota Sot
Drogë nga Kosta Rika me ananas, 29 të arrestuar në Itali, një shqiptar…

Kronikë e zezë

Drogë nga Kosta Rika me ananas, 29 të arrestuar në Itali, një shqiptar…

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:08
Policia italiane ka arritur të identifikojë furnizuesit, që importojnë kokainë nga Kosta Rika.

Policia e Milanos në Itali ka ekzekutuar dy urdhra arresti kundër 29 personave, kryesisht italianë, tre afrikanë dhe 1 shqiptarë, për pjesëmarrje në dy organizata kriminale, e para që synonte trafikun ndërkombëtar të kokainë dhe e dyta shpërndarjen në zonë.

Si pjesë e një operacioni madhor për kontrollin e monitorimin e vazhdueshëm shesheve në Milano, policia italiane ka arritur të identifikojë furnizuesit, që importojnë kokainë nga Kosta Rika.

Vëmendja u përqëndruar fillimisht në grupin kriminal të kryesuar nga vëllezërit Cilione, Pietro dhe Giuseppe, që nëpërmjet njerëzve të tyre i siguronin konsumatorëve të shumtë kokainë për një shërbim të pandërprerë nga 10-24 orë në 7 ditë të javës.

Organizata kriminale u shpërbë praktikisht nga një sërë arrestimesh kohët e fundit, si dhe të një korrieri, që ishte thelbësor në zbulimin e një tregu më të madh siç ishte importimi i sasive të mëdha të drogës nëpërmjet kontenierëve me ananas.

Hetimet u përshkallëzuan në momentin kur një shpërndarës i bandës u vra me armë zjarri në Kosta Rika, pasi dy persona me motor i zbrazën një karikator të tërë, si hakmarrje për humbjen e dy ngarkesave me drogë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...