Trashëgimtarja vigane e Skënderbeut - Bota Sot
Trashëgimtarja vigane e Skënderbeut

Kultura

Trashëgimtarja vigane e Skënderbeut

Sali Leka Nga Sali Leka Më 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:58

U linda, u rrita në shekullin njëzet koha e diktaturës mizoriste antihumaniste, por unë bashkë me shokët dhe shoqet e mia rinore filluam me vullnet gëzim betim e guxim, duke shkruar tregime të dobishme jetësore dhe poezi lirike, erotike eposike brilante të larmishme, të mrekullueshme dhe të shkëlqyeshme.

Të mrekullueshme dhe të shkëlqyeshme mendimtare filozofike vizionare ishin shokët e mi Dhimiter Fullani, Sejdin Kondi, Shaqir Palamani, Hamdi Hajdari, Selman Voca, Hasan Petrela, Jakov Xoxa, Faik Ballanca,  dhe shoqet e mia Delie Marku, Valbona Dushku, Brikena Simoni, Fatbardha Spahiu, Jolanda Gjoni, Liljana poetesha Lushnjare myzeqare, Albina përmetare romanciere me tregime pikante të dobishme për jetën njerëzore, por na pengoi censura zuzare mizore dhe tregimet poezitë tona lirike moderniste liberaliste nuk i botoi dhe neve na burgosi, na damkosi, na internoi, na përsekutoi egërsisht dhe tmerrësisht 12 shokë dhe shoqe të mia i vrau, i masakroi dhe i groposi pa varr.

Çdo ditë unë ulem dhe shkruaj tregime dhe poezi për shokët dhe shoqet e mia kreshnike besnike eposike që u vranë u masakruan.

Sot po kujtoj shokun fisnik i admiruar Faik Ballanca dhe shoqen e nderuar të betuar Fatbardha Spahiu të vrarë të masakruar. Për Bardha Spahiun kam shkruar pesë poezi.

Sot do të këndoj poezinë e titulluar trashëgimtarja vigane e Skënderbeut.

TRASHËGIMTARJA VIGANE E SKËNDERBEUT

Këngë dhe poezi për Bardhën kam vargëzuar dhe vargëzoj.

Me ritmikë dhe melodi vasinasike i këndoj dhe do ti këndoj.

Sapo del dimri, çel behari vera.

Piqen kajsia, pjeshka, qershia, dardha.

Perimet dhe pemët e tjera.

Bardha e veshur me basma mëndafshi.

Duke shëtitur n’kodra e n’pllaja.

Nëpër brezare dhe vreshta frutore.

Me gojë i shijon si hoje mjalti.

Goja e Bardhës burim Shejtërie.

Zemra e Bardhës vijim përjetësie.

Shpirti i Bardhës ajrim pavdeksie.

U linde Bardha teuratike ëngjëllore.

U rrite fisnike si lule qumështore nektarike.

Bardha mendimtare filozofike vizionare.

Bardha krenare guximtare shkëlqimtare.

Sytë e tu nuk shuhen në këtë botë.

Do të jehojnë n’qiell e n’tokë.

Aty ku ecin këmbët e tua lulëzon edhe stralli.

Mbushet me aromë e tërfil si livadhi.

Bardha poetesha sherdelike, viganesha eposike.

Kreshnike jetike si fratesha teuratike.

Me punë të mirë të dobishme shembullore.

Në shtëpinë botuese letrare korrektore.

E shkathët, daktilografiste specialiste redaktore.

Me shokun Dhimiter Fullani redaktori special vital.

Por ty Bardha ta shkurtuan jetën masakrat tragjike.

Që shkaktoi mizori, zuzari vandal brutal.

Yjet e qiellit të përmalluar bisedojnë.

Errësirën ta largojmë, natën ta shkurtojmë.

Ditën ta zgjasim, ta zmadhojmë.

Ta bëjmë 120 orë vitin 120 muaj.

Të shohi Bardha poezi të shkruaj.

Yjet me hënën betohen solemnisht.

Ta ringjallin Bardhën ta lartësojmë.

Ta ngrejmë mbi tokë trupnisht.

Të dali Bardha sërish në atmosferë.

Të hapi agimin të kaltërojë qiellin.

Të rrisi zambakun borzilokun, trëndafilin.

Të freskojë në qershor korrik gush e faqe.

Të vadisi të blerojë mimoza dhe manushaqe.

Të flladisi flokët çdo ditë e përherë.

Të pijë ujë me bardhak, birrë me krik dhe verë.

Bardha bedihana hyjnesha diellore.

Bashkë me shoqet dor për dore.

Bardha e mira e larta e Atdheut.

Trashëgimtarja vigane e Skënderbeut.

Bardha e aderuar e paharruar Hyjnore.

Neve jemi në botën tokësore.

Me shokët dhe shoqet tona.

Valbona Dushku, Brikena Simoni.

Jolanda Gjoni, Liljana dhe Albina.

Delie Marku si Gjerusha Gjeraqina.

Dëshirat dhe ndjenjat e tyre xixëllojnë.

Për Krishtlindje Bardhën e ftojnë.

Eja Bardha pak çaste të festojmë, të gëzojmë.

Fenë e vërtetë të Krishtit ta urojmë. Ta predikojmë

Rrugën e drejtë kristjane ta zmadhojmë, ta zgjatojmë

Tregimet e Albinës ti lexojmë.

Poezitë e Liljanës të këndojmë.

Liljana dhe Albina dy drenusha skifterina.

Tregimet dhe poezitë e tyre nuk i botuan.

I mbyllën, i fshehën, i katranosën, i censuruan.

Disa poezi dhe tregime mi dhanë mua me besim.

Unë i mbaj, i ruaj me shumë kujtim dhe betim.

Sot do të këndojmë dy poezi të poetes Liljana.

Poezia e parë

ARRA VJESHTE TË BUTA TË NJOMA

Fol i dashuri im fol pa hezitim.

Se unë nuk të pyes, a je burrë apo trim.

Por të them me gëzim e admirim.

Thojt e duarve tua janë për mua, thelba arre.

Arra vjeshte të buta e të njoma.

Që unë i përtyp në gojë me uri e shije.

Ashtu thojt e duarve tuaja i dashuri im.

Unë i puth i thith me afshim ëmbëlsi e pandalim.

Aty bashkë të dy me dashuri e kënaqësi ulur në hije.

Me flokët e faqet e mija që ledhatojnë.

Gushën e mjekrën tënde sevdalije e meraklije.

Pa të bërë ty imponim, as detyrim.

Më puth e më thith thojt e duarve të mia.

As të lavdërohem as të krenohem.

Për gushën, gjijt e sisat e mia.

Që janë si mjalti nektari e pjalmi.

Por të lutem e të mallëngjehem me përmallim.

Afroje e puqi buzët tua me sisat e mia.

Me faqet, vetullat e buzët e mia.

Edhe me kërthizën e kofshët e mia.

Ashtu bashkë ta lumturojmë jetën tonë.

T’i gëzojmë e t’i kënaqim zemrat tona.

Aty mbaje edhe natën deri në orët e vona.

Të na shohin Kruja, Durrësi, Tirana e Vlora

Poezia e dytë

SA TË DALI HËNA

Eja i dashuri im, eja me shumë besim.

Me shumë besim ke unë me betim.

Me mua e me ty me gëzim.

Eja shpejt i dashur, sa të dali hëna.

Unë s’kam frikë i dashur, nga asnjëri.

As kam turp nga babai, vllai motra e nëna.

Edhe ditën me u puth me ty, veç me ty!

Por kam etje e dëshirë të madhe.

Natën të shëtis nëpër lëndina e livadhe.

Bashkë të dy si pëllumbeshë guximtare.

Flutur e sorkadhe edhe lart në male.

Të pi ujë me vesë gojë më gojë me ty.

Ashtu me sytë nga hëna.

Gji e m’gji e buz m’buzë me ty.

Deria sa të lind dielli përsëri.

Deri sa të mbushemi ne të dy.

Unë e Ti me dashuri, kënaqësi e lumturi.

Eja i dashuri im me hov e vrull e fluturim.

Si pëllumbi, skifteri e bilbili në ajrim.

Eja me dritën e hënës plot shkëlqim.

Liljana poetesha Lushnjare Myzeqare në fakt banonte në Lushnje por ishte e ardhur në qytetin e Lushnjes, por e donte shumë Lushnjen dhe Myzeqenë dhe e quante veten poete Lushnjare Myzeqare.

Edhe Albina ishte Përmetare guximtare. Albina tregimtare e mrekullueshme.

Unë i lexoja me shumë vullnet, gëzim dhe admirim tregimet e Albinës. Me Liljanën dhe Albinën e mahnitshme unë kam shumë ngjarje për të treguar, por sot theksoj: Në vitet 1967-1987 djem dhe burra, vajza dhe gra kishin dëshirë dhe vullnet vital për të shkruar dhe lexuar poezi dhe tregime. Por i pengoi, i bllokoi censura vandaliste brutale, zuzare dhe vulgare dhe i tmerroi, i diskriminoi, deri në burgosje dhe internim me stërmundim, por këto mënxyra makabre nuk tregohen të tëra.

Në ato vite të diktaturës mizoriste në Vlorë, Fier, Lushnje dhe Berat ishin 70(shtatëtdhjetë) djem dhe vajza letrare që shkruanin poezi dhe tregime të mrekullueshme, por nga mos botimet dhe censurimet shumica e këtyre djemve dhe vajzave e ndërprenë letërsinë dhe nuk shkruan as nuk dërguan për botim nëpër gazeta.

Unë shkoja shpesh në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Berat u takoja bisedoja me letrarë të rinj me dëshirë dhe vullnet për të shkruar dhe lexuar. Dy vajza letrare guximtare dhe krenare Liljana dhe Albina disa poezi mi dhanë mua si kujtim. Unë i mbaj dhe I ruaj si thesare të çmuara.

SHËNIM EKSKLUZIV:

Albina me kushëririn Besnikun, Besnik e ka emrin dhe besnik është, bashkë me shokun tonë Selman Voca shpërndanin tek të njohurit por edhe tek të panjohurit poezitë dhe tregimet e mia në Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Berat.

Katër djem i propozuan Albinës me u dashuruar. Unë dy i njihja, dy nuk i njihja.

Shoku ynë Selman Voca i njihte të katër dhe i ftoi për kafe në lokal.

Albina u tha: Unë dashurohem me njërin prej jush por ta aprovojë shkrimtari dhe poeti Sali Leka. Unë kam dëshirë dhe vullnet të dashurohem me lezet dhe kimet, por me poetin Sali Leka lirik erotik eposik nuk mbaj sekrete. Ta dijë Saliu teuratiku i betuar me cilin dashurohem.

Jam nën komandën e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka lirik erotik eposik super vital kreshnik viganik.

Dashurohem kur të më thotë Saliu, lumturohem ashtu si më vitalizon Saliu. Ledhatohem gëzohem me cilin të dojë Saliu edhë me kinez dhe kanadez.

Kurse katër djemtë e ofenduan Albinën me fjalë të pista brutale, lavire, putanë, ektravagante e përdalur virane.

Kurse unë u fola: Albina është humaniste gjeniale dhe humoriste  fenomenale. Jam unë nën komandën e Albinës dhe jo Albina nën komandën time.

Unë nuk e meritoj të jem dashnori i Albinës, as ju të katër, as katërqind milion si juve.

Albina gjeraqina është perëndesha mbi qiellore Albina skifterina është mbi pesë rracat njerëzore. Albina është mbi shtatëqind milion burra edhe ata me famë botërore.

Asnjë burrë nuk mund të arrijë tek flokët e Albinës si fildishi dhe margaritari.

Duhen pesëqind milion parmake shkallësh, me u ngjitur tek sytë dhe vetullat e Albinës.

Dy vetullat e Albinës janë sa dy hemisferat e universit lindor dhe perëndimor nga Japonia në Meksikë.

Katër djemt mua më thanë: “Ti je horri i gjashtë dashnoreve një në Fier, një në Berat, dy në Lushnjë, dy në Tiranë”.

Neve do t’i xhveshim me detyrim dashnoret e tua kurva, rrospija, putana.

Shoku im Selman Voca tha: “Sali unë i kam bërë dy vjet burg për rrahje. Tani burgun e kam shtëpi të dytë. Më lejo t’i rrah, t’i shkri këta alabakë të zgërdhi.

Selmani nuk priti përgjigjjen time dhe i mbërtheu të katërt. Mos Selman, po më deshe mua i fola unë. Por Selmani vazhdonte goditjet.

Mua më ndihmoi Albina, iu hodh Selmanit nga shpina, I mbuloi kokën me triko dhe katër djemtë u larguan me vrap. Aty ishte Behari. Selmani e goditi befasisht dhe më tha: “ Sali ky emrin e ka Behar por nga shpirti dhe zemra është katran zuzar. Është shoku dhe këlyshi i atyre alabakëve”.

Unë i fola: Behari ëhtë shoku im, do të shkoj ta mjekoj në ambulancë. Ti Selman dorëzohu në degën e brendshme dhe prano fajin, por Behari tha: “ Të falenderoj shoku ynë besnik Sali Leka! Për shoqërinë tonë dhe admirimin që kam për ty do ta fal Selmamin. Të shkojmë bashkë në ambulancë. Do tu them jam rrëzuar aksidentuar.

U grumbulluan njerëzit, por u larguan kur dëgjuan ulurimën e gazit të Degës brendshme Lushnje. Operativi i sigurimit tha:“ Të kam paralajmëruar Sali Leka mos formo grupe moderniste,liberaliste, dekadente, mikroborgjeze në Lushnje , Fier dhe Berat. Mos e instrukto Selman Vocën, mos e përkrah, mos e ndihmo “.

Vazhdimin e ngjarjes do ta lexoni në tregimin me titull “Besniku dhe Behari, dy shokë kreshnikë besnikë si qelibari“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...