Marshi elektoral

Kultura

Marshi elektoral

Nga: Sevdail Hyseni Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:17
Ilustrim

Akoma pa filluar si duhet fushata zyrtare,

Shpërthejnë furishëm premtimet shqiptare!

 

Në vend që të shfaqet programi zgjedhor,

Shqipet kacafyten si në filma horror!

 

Nëpër gazeta, portale e servise publike,

Përplasen për poena të lirë politike!

 

Për të arritur qëllimin së mbari,

Edhe të vdekurit i zgjojnë nga varri!

 

I bëjnë të flasin me gjuhën e votës,

Ashtu si i dehuri n’gushëllimin e gotës!

 

Dalin për kryeministër me dhjetëra vetë,

E në Lista zgjedhore me qindra deputetë!

 

Me këta kandidatë të mundshëm zgjedhor,

N’Kosovë s’do të preket asnjë punë me dorë!

 

Mjaft kemi punuar siç e kërkon Zakoni,

Të na rroj sa malet super – korrupsioni!

 

Askujt si ha palla për popull e shtet,

Prapë do t’ketë vezë e gaz n’Parlament!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat