Kreativiteti atdhetar në skulpturën e Murat Toptanit

Kultura

Kreativiteti atdhetar në skulpturën e Murat Toptanit

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:02
Mr. Bislim Aliu

Pa mëdyshje, Murat Toptani ishte një figurë qendrore atdhetare patriotike dhe artistike. Ishte skulptori i parë realist shqiptar. Ai kishte një kulturë të lartë njerëzore, atdhetare por edhe artistike. Kishte një interesim të jashtëzakonshëm për arte pamore e sidomos, për skulpturë. Zatën, këtë frymëzim të lartë e tejet rezonues, për skulpturën, e mësoi gjatë udhëtimeve, që i bënte vazhdimisht, nëpër vende të ndryshme, duke i analizuar me përkushtim të lartë veprat artistike të mjeshtërve të mëdhenj, si në; Itali, Turqi, Austri, Gjermani, Belgjikë e vende të tjera.

Lindi në Aka (Turqi), vend ku internonin shqiptarët. I ka kryer studimet në Turqi. Dhe, që nga fëmijëria e hershme, kishte një dashuri të madhe për arte pamore. Këtë dashuri, ai e mësoi dita-ditës, duke qenë në kontaktë të përhershëm me literaturë të ndryshme të krijuesve madhor. Ndaj, kuptohet, nga këta krijues , mori shumëçka, duke u pasuruar me dije të larta artistike. Kjo dijeni ia hapi udhën që të krijonte vazhdimisht vepra artistike kombëtare.

Përveq interesimeve të jashtëzakonshme me literaturë pamore, Toptani, lexonte me pietet të veçantë edhe Naim Frashërin, me të cilin më vonë bëhet mik, duke u martuar me vajzën e tij, Asijen. Ndaj, kontaktet e përhershme me Naimin dhe njëkohësisht, kontaktet e përhershme me bibliotekën e tij, ai u frymëzua pa masë nga vepra e tij “Historia e Skënderbeut”. Për respektin e madh që kishte për Naimin dhe për veprën e tij, filloi të bënte vizatime të ndryshme dhe të shumëllojta me plot ndiesim të lartë për figurën e Skënderbeut.

Ndiesim i lartë për vizatim

Murat Toptani kishte prirje të madhe për arte e sidomor kishte ndiesim të lartë për vizatim. Dhe, për këtë, ai angazhohej në realizimin e shumë vizatimeve, të cilat tregonin përkushtimin dhe dashurinë e madhe për kreativitet vizatimor. Për këtë, në vijimësi, Naimi e inkurajonte që sa më tepër të bënte vizatime të shumëllojta . S’do mend se ky inkurajim i madh, ishte një mirëkuptim dhe një vlerësim i lartë për vizatimet e shpërfaqura.

Andaj, në të njëjten kohë, përpos angazhimit të tij , në çështjet patriotike dhe kombëtare, ai angazhohej me të madhe edhe në krijimtarinë artistike. Tani përpos vizatimit, që ishte një prioritet i lartë i tij, ai në të njëjten kohë, bënte edhe skulptura me mellë. Me këtë angazhim të lartë, dhe me punë vetëmohuese, Toptani e zhvilloi talentin e vet për skulpturë. Përkujdesi i lartë dhe i vazhdueshëm për skulpturë, e bën që artin e skulpturës ta përfeksionoi në nivelin sa më të lartë. Dhe, për këtë, ai vazhdimisht i përkushtohet kësaj dashurie artistike. Ky vullnet i madh për lëmin e skulpturës e bënë Toptanin kurioz që të mendoj sinqerisht, për të arrirë sa më tepër njohje për artin e skulpturës. Dhe, ia arriti qëllimit për këtë dashuri të madhe shpirtërore dhe kreative.

Dashuria dhe shpërfaqja idealiste për Skënderbeun

Image

Pa dyshim, dashuria dhe respekti i madhe që kishte për Skënderbeun, angazhohet me sinqeritetin më të madh që t’ia bënte një bust. Më vonë me përkushtim të lartë e skaliti në mermer, për të cilin, Toptani, mori komplimente të larta, si një realizim tejet i suksesshëm. S’do mend se ky realizim, u konsiderua, si më e hershmja në artin realist shqiptar. Toptani, pas një kohe, u vendos në Konia (Turqi), ku krijoi disa vepra të mirëfillta edhe në pikturë. Ndaj, edhe në pikturë kishte një prirje të madhe. E, veprat më të rëndësishme që i krijoi në këtë kohë ishin; “Skënderbeu mbi kalë” dhe “Prometheu i lidhur”. Megjithatë, ai krijoi edhe vepra të tjera dhe, si më e realizuara renditet edhe portreti i gruas së tij, Asijes. Këto vepra, pa mëdyshje, treguan përkushtimin dhe talentin e rrallë edhe në pikturë.

Përndryshe, Toptani ishte një endacak i madh, i cili i ndërronte shpesh vendbanimet. Dhe, nga Konia u vendos në Yskydar, pastaj në Kadikoi, e tevona më 1712, ai edhe familja e tij u vendos përfundimisht në Tiranë. Pa dyshim, studioja e tij në Tiranë ishte bërë një “punishte” e zellshme e krijimtarisë së tij artistike. Në këtë stydio, ai i realizoi edhe disa portrete; si të Naimit, Samiut, Abdylit, por edhe disa afreska. Ai me këtë angazhim solid dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm, e realizoi një opus të madh me piktura, skulptura, gdhendje në dru, afreska dhe krijime të tjera artistike. Me 1917, me pietet të lartë e bëri një bust për Skënderbeun. Ky bust u realizua me dashurinë dhe me kreativitetin më të lartë shpirtëror. Zatën, kjo skulpturë e tij ishte e fundit, meqë ai vdiq po në këtë vit, pra në vitin 1917.

Skulptura “Skënderbeu” e vitit 1917 ishte pra, skulptura e fundit e tij, me të cilën hapet pavijoni i Rilindjes në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ndaj, Murat Toptani ishte një mendje e ndritur; vizatues, piktor, skulptor, poet, prozator dhe gjithsesi, një intelektual i veçantë, me një kulturë të gjërë që meriton një respekt të lartë. Dhe, mu për këtë respekt të lartë që kishte, njëra nga rrugët e Tiranës, afër Galerisë Kombëtare, ka marrë emrin e tij “Murat Toptani”, kuptohet si prijatari i parë i skulptures dhe një bard i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Andaj, sot Murat Toptani, kujtohet me respekt të lartë dhe, pa dyshim, kujtohet, si një figurë poliendrike; patriotike, kombëtare e artistike. Ishte pra, patriot, poet, prozator. Ai kishte një intelektualizëm të lartë me një shpërfaqje ndiesore, idealizuese, përmbajtësore dhe shumë përparimtare.

Pra, ai ishte një krijues madhor, me tipare të larta kombëtare dhe artistike. Krijues me ideale të larta patriotike dhe kuptohet, artist i vëmendshëm me kreativitet të lartë ndiesor, sensitive me imazhe të larta idilike e heroike. Pra, mbi të gjitha, Murat Toptani kishte një dashuri dhe një njohje të lartë për skulpturën në veçanti, dhe për artet pamore në përgjithësi. Andaj ishte dhe mbeti skulptori i parë shqiptar, i cili u angazhua seriozisht në shpërfaqjen sa më konkrete në artet pamore. Atë e bëri me dashurinë më të lartë, artistike, patriotike dhe kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat