Pranverë e sprovuar - 2020

Kultura

Pranverë e sprovuar - 2020

Nga: Naxhije Doçi Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:58
Naxhije Doçi

Është stinë pranvere 2020

në Kosovën me kurorëzim lirie

që prej njëzet vjetësh.

Përbetimi i dhënë mbi gjakun e derdhur rrëke,

mbi vuajtjet nëpër dekada robërie

e mbi rrënoja të shkrumbuara etnie

nuk flakërinë siç kemi ëndërruar.

Nuk rrëzëllon me gufim zemre

as bulëzimi i krenarisë së trashëguar

nga të parët tonë lashtorë

spektrit të dëlirë hyjnor

që të kemi dashuri vëllazërore

deri në pakufi

e mirëkuptimin me njëri-tjetrin

shenjtëri.

 

Në këto ditë të etura për dritësisrë

pranverë e sprovuar në Kosovë

në një anë sëmundja-murtajë

që nga 11 marsi 2020

si Corona Virus i emëruar

e edhe si CUVID-19

gadi edhe në krejt globin

trishtim i shtrirë.

Plagë tjetër mbi dhembjen sa një muran

në Kosovë shqiptarët krahëve të ndarë

mbetur udhëve të trembura

rrjedhave në shterrime

me etje të pashuara për gurgullime.

 

Populli thërret pa pushuar

Kosovë të jemi tok të bashkuar

krejt si mish e thua

si mantelbardhët në vijën e parë

Heronj të paparë.

qofshin përherë të bekuar e krenarë,

Edhe policia jonë

bashkë edhe me ushtrinë krahëshqiponjë

frontin heroikisht e mbajnë,

ashtu si edhe krejt përgjegjësit e përkushtuar

edhe vullnetarët madhështorë e zemërbardhë,

masa e disciplinuar në respektim këshillash

për çmim dhe vlerësim jete.

 

Populli i Kosovës thërret pa pushuar

Ju të zgjedhurit nga përkushtimi ynë,

nga vota jonë e sinqertë

të jemi thellësisht të bashkuar

që të dalim fitimtar

në luftimin biologjik dhe strategjik

të armikut të padukshëm

të Corona Virusit ziliqarë e vrastar

me emrin edhe Covid-19

që frekueton pa ndalur edhe në Kosovë

për të shuar jetë.

jetë njerëzizh për të shuar

krejt planetin tokë për ta shkretuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat