Njeriu po e trajton natyrën si pronë private!

Kultura

Njeriu po e trajton natyrën si pronë private!

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 17 prill 2020 Në ora: 20:44
Dr. Nijazi Halili

Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithçka që i nevojitet për mbijetesë prej natyrës. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. Megjithatë çuditërisht njeriu mban një qëndrim armiqësor ndaj natyrës. "Pushtimi i natyrës" është shprehja që mund të përcaktoj më mirë veprimtarinë njerëzore në mjedisin rrethues. Njeriu po e trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat. Ne po e shkatërrojmë këtë mjedis, po e prishim këtë atmosferë. Miliona fabrika të mëdha dhe të vogla janë ngritur në tërë rruzullin tokësor. Tymi që del nga oxhakui i këtyre fabrikave po shkakton ndotjen e ajrit. Numri i automjeteve po rritet dita ditës. Ky tym është kthyer në  sëmundje sidomos në qytetet e mëdha. Harrojmë se ajri është nevoja e menjëhershme dhe e rregullt e njeriut. Dhe nuk ngelet me kaq njerëzit po presin edhe pastrueset e ajrit-pemët. 

Natyra është pjesë e integraleve tona dhe ne po e plaçkisim këtë thesar çdo ditë e më shumë.

Kjo lule gjigande jetë po vyshken çdo ditë e më shumë dhe po venitet nën hijeshin e saj pamundësisht të fitoj pak impenjim nga këto qenie humane që pabesisht e përpiqen ta godasin kur u jepet mundësia duke shkatërruar jo vetëm jetën e tyre, por po i hyjnë në hak brezave pasardhëse.

Natyra është vetë jeta, gjëja më e çmueshme e jona  as finesa e njeriut nuk do të dëshmonte një shpikje më të bukur, më të thjeshtë dhe të drejpërdrejtë se natyra. Ajo është më e shtrenjtë se tërë pasuritë minerale të tokës, më e bukur se diamanti.

 Kujdesi ndaj natyrës është detyrim moral, mjafton ti ta fillosh këtë nisëm sepse vërtët një pikë ujë në mes të oqeanit nuk bën ndryshim, por një pikë e zezë bënë dallimin në nje fletë të bardhë. Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës, ama natyra është buzëqeshja jonë.

Andaj, me plotë gojë mund të them se prezenca e Koronavirusit, i dha edhe një herë njeriut mundësi që ta mbrojë natyrën dhe pastroj ajrin dhe shtresën e ozonit në atmosferë  e cila ishte dëmtuar tej mase e që ishte rrezikuar edhe jeta në  planetin Tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat