“Gratë inteligjente e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj” - Bota Sot
“Gratë inteligjente e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj”

Kultura

“Gratë inteligjente e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj”

Nga: Gabriel Garcia Marquez Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:14
Gabriel Garcia Marquez

Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë̈ se duan një grua inteligjente përkrah. Do t’iu thoja ta mendonin mirë.

Gratë inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufinjë.

Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!

Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe poashtu merr përsipër përgjegjësitë̈ e saj.

Gratë inteligjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.

Ajo grua që ka pasur një jetë para teje, e din se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.

Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.

Këto gra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t’i tregojnë̈ rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.

Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet.
Mos harro se e ka bërë dhe më parë.

Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as ajo që ti bën me të.

Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, “trashësinë” apo sjelljen e saj seksuale, sepse gjykimi i tillë është dhunë emotive, dhe ajo e di këtë.

Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një grua inteligjente përkrah jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat