Ç’lule u bëre Erna

Kultura

Ç’lule u bëre Erna

Nga: Fitore Haklaj Më: 30 gusht 2020 Në ora: 09:56
Cikel poetik nga poetja Fitore Haklaj

Të vura mes luleve të kopshtit tim

Ti zgjodhe aromën e trëndafilit të bardhë

U rrite duke të ujitur sikur të ishe përrallë

Flakës së diellit për ty Erna i bëja ballë

Sa më bënim të lumtur sytë e Ernes

Të doja shumë sikur një lule të verës

Toka askë nuk e deshti më shumë se ty

Sot lulja më e dashur më je ti

Unë dua ta mallkoj edhe tokën

Pse të mori ty në lule të rinisë

S'dua më të besoj as fytyrën e perëndisë

Kur ma mori lulen më të bukur të lirisë

Gjaku yt nuk do të thahet kurrë

Shpirti yt mbetet në zemrat tona

Në çdo kohë e në çdo çast

Engjjëlli ynë jeton në këngët tona

Ti jeton në çdo shtëpi

Nuk largohesh nga asnjë zemër

Neve na sjell vetëm qetësi

Emri yt është shndërrue në hyjri

Bashkë më yje na udhëzon

Ti nga larg askënd nuk e harron

Na e zgjidh rrugët që na drejtojnë

Bashkë më ty lule ne do të jetojmë

Ata sy plot dashuri

Kur të shikoj në fotografi

Për çdo ditë të përshëndes

Ty të qoftë ai dhe i lehtë.

PËR NJË BOTË MË TË MIRË

Frikë kisha edhe nga plakat më fytyrën plotë rrudha

Vallë si nuk e dija që rrudhat e tregojnë kohën e vujtjeve

Mendoja që ajo ka lindur ashtu e shëmtuar

E shikoja më një dhembje si ka mundësi ta bëja të bukur

Sa dhembje kisha për fëmiun që qante për një lodër

Kur shkonte në shkollë deshur e zbathur

Ata shokë që e shikonin më sy të keq

Unë me vete thosha ju nuk jeni fëmijë po dreq

Shumë herë kam hyrë në mesin e dy përsonave

Kur kam parë që ka shumë pak drejëtsi

Asnjē herë nuk e kam ndalë zërin për njē fëmër

Kur dikush e malltreton e bënë tym tē zi

Tē mallkoj ty i mjerë që dorë ngritë të unë

Një fëmijë apo një grua në shtëpinë e vet

Ti nuk e meriton as gjumin e natës së bukur

Se meritove as të përkundesh në një djep

Unë eci më kohën e vështirë që botën e ka përfshirë

Askush nuk shikon lotin e tjetrit, apo një dëshirë

Egoizem në shpirt çdo njerin e ka kapluar

Ecin më kohën e keqe e në rrugën e gabuar

Na sjellë më shumë durim o i madhi Zot

Që paqa të përgëdhelej edhe kur kemi lotē

Dhembja e jote të bëhet edhe e imja

Të ecim bashkē më kohën në të bukurën botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat