Marrëveshjet

Kultura

Marrëveshjet

Nga: Atdhe Geci Më: 4 shtator 2020 Në ora: 16:55
Atdhe Geci

E parrokshme nga mendja dhe truri

që Kosova të jap Trepçën e Ujmanin

të jap Kishat dhe Luginën e Moravës

dhe të bie në nënshtrim e poshtërim

Pyes, ku na mbeti krenaria dardane

mendja e më trimave, më të urtëve

respekti për dëshmorët  e  heronjtë!

Teuta Zogu pyet; Kosovë, pse e linde

Isën, Hashimin, Ramën e Edi Ramën

Njëri falë detin e tjetri falë Kosovën

truri s´më beson Marrëveshje të tillë

Kot i trokas mendjes dhe mendimit,

logjika ime s´e  kupton  kapitullimin

Teatër famëkeq i adresohet Kosovës

Trepça Iliriane t´i dhurohet Serbisë

kjo është e parrokshme për mendjen

Kush po e kërkon poshtërimin tonë

dhe hapjen e luftërave të reja në Ballkan

Ju që jetoni jashtë arsyes së kohës

Trepça nuk falet dhe as s´tregëtohet

Në Trepçë është palca e atdheut tonë

më e gjakëta flakë e të gjithë kombit

Zgjohu fitore nga gënjeshtra, zgjohu

se oligarkët Kosovën po e copëtojnë!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat