O festë të madhe, o sot ka Shqipnia!

Kultura

O festë të madhe, o sot ka Shqipnia!

Nexhmedin Kelmendi Nga Nexhmedin Kelmendi Më 28 nëntor 2020 Në ora: 13:43
Qazim Pllana dhe Shaban Shala

Data e 28 nëntorit, shënon përvjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, por njihet edhe si “Dita e Flamurit”, e shpresës dhe krenarisë së çdo shqiptari.

Në çdo përvjetor të kësaj date të rëndësishme të historisë kombëtare, përkujtohen personalitet eminente kombëtare që kanë lënë gjurmë përgjatë gjithë rrugëtimit historik, të përpjekjeve të popullit tonë për një shtet kombëtar, të lirë dhe të pavarur, që nga koha e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti, Ismail Qemajlit, Komandantit Legjendar Adem Jasharit, e deri në ditët tona.

Në këtë datë e cila është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë kombëtare shqiptare me të cilën lidhen edhe shumë ngjarje të tjera të rëndësishme të kombit shqiptar dhe personaliteteve të shumta që në periudha të ndryshme kohore, në rrethana të padrejtësive politike e historike ndaj shqiptarëve, sidomos atyre që si rezultat i copëtimit të Shqipërisë natyrale, mbetën jashtë asaj që quhej apo mbeti Shqipëri Londineze, por që kurrë nuk pushuan së vepruari në drejtim të lirisë kombëtare, bashkimit kombëtar dhe qëllimit sublime të tyre: “Një flamur, një gjuhë, një komb, një Shqipëri etnike”.

Të tillë, ndër të shumtë, ishte mësuesi dhe nacionalisti Shaban Shala, ish-kryetari i NDSH-së, i cili u ekzekutua në burg nga regjimi serbo-jugosllav në vitin 1962, por pa mundur t’ia vrisnin thirrjen e tij që i buronte nga shpirti i tij kryengritës: ” Hej more këtu është Shqipëri e nuk është Serbi”. Poetin, intelektualin dhe patriotin i cili u bë i njohur si "simbol i flamurit" midis shqiptarëve gjatë viteve 1960, Fazli Fazli Grajqevcin, të cili poashtu e përcolli fati i njëjtë me të Shaban Shalës, duke u ekzekutuar në burg në vitin 1964. Veprimtari i NDSH-së Qazim Pllana, i burgosur dhe i torturuar nga regjimi komunist serbo-jugosllav, i cili së bashku me veprimtarët e tjerë, me shokë të shumtë, që unë si nip i Qazimit, në pamundësi për t’i përmendur të gjithë iu kërkoj falje, për çdo 27 nëntor (një ditë më parë), asnjëherë nuk ndaloi kremtimin e Festës së Flamurit në kullën e tij në Kçiçi të madh të Mitrovicës, bashkë me jehonën e madhe të këngës “O festë të madhe, o sot ka Shqipnia”, trimërinë djaloshare të 17 vjeçarit nga Barileva e Prishtinës, Mehmet Muratin, i vrarë në demonstratat e vitit 1968, e shumë e shumë heronj të tjerë të brezave të ndryshëm që kishin një qëllim, që flamuri kombëtar, të valoi i lirë në një Shqipëri të bashkuar, emrat e të cilëve janë skalitur me germa të arta në panteonin e lirisë dhe përjetësisë së kombit shqiptar.

Urime Dita e Flamurit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat