Ankth pandemie

Kultura

Ankth pandemie

Marjeta Shatro Rrapaj Nga Marjeta Shatro Rrapaj Më 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
Ilustrim

Nata nxin,

gjithçka fshihet në errësirë

e ne heshtim të shurdhuar mes ngjarjesh,

pa ëndrra,pa asnjë iluzion si vdekja.

Ankthi i së nesërmes na mbyt

se Bota do vazhdoj të rrotullohet

në Universin e zi,

e vetmuar,pa shoqëri

e na dhimbset vetja,

na dhimbset ajo

e lutemi për të,për ne

e kërkojmë mëshirë

për ditët që do të vijnë

për shpëtim shpirtrash e rrahje zemrash,

që kobi të mos vijë asnjëherë pa lajmëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat