“Kush mbjellë virtytin e fisëm korrë Lavdinë”

Kultura

“Kush mbjellë virtytin e fisëm korrë Lavdinë”

Nga: Hajdar Paçarada Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Në çastet e vështira popullin mund t’a shpëtoj vetëm trimëria si virtyt i individëve dhe tërësia e të gjitheve që përcaktojne madheshtinë e tij, kjo më së miri është mbjellë në Oxhakun e Rifat Zhegocit babait të Rexhep Hamitit për të cilin po mundohemi te themi ate që është dashtë të shkruhet e të thuhet shumë më heret në memorien tonë e të bërit histori qe neve gjithemonë na ka munguar.

Nga e para Mixha Rifat është i pari ndër të parët që u përball me mizorinë sllave,në kohën e Kralit të Sërbisë pas kolonizimit të Kosovës,ai si burrë i fisëm qe ishte zgjedhet në parinë e Zhegocit.

Një ditë e thrrasin nga qendra e atëhershmë e xhandarmërisë në fshatin Terpezë se në këto anë do të vinte për gjueti Komandanti i xhandarmerisë së këtij rajoni për gjah në malet e Zhegocit, porosia ishte se njerzit duheshin t'I zëvendësonin zagarët për të trembur gjahun që ata më lehtë ta vrisnin.

Kryexhandari Stanishiq kishte instaluar frikë dhe tmerr në këto anë .Njerzit e ftuar filluan të futeshin maleve për të trembur gjahun ,Mixha Rifat ishte ndalë në cep të rrugës dhe vëzhgonte çka duhet të bënin shqiptarët e shkretë ,në ato momente afrohet Kryexhandari Stanishiq i hipur mbi kal me fjalë shum të nënçmuese i drejtohet :çka pret ti pse nuk hyn si shokët në mal ,aty vjne deri te një fjalosje e ashpër e mixhes Rifat dhe ky pa një pa dy nuk mund t’a duron fyerjen dhe me një shtagë krroqe e qëllon mu në lule të ballit, deri sa ai kethjellët me përgaditë pushkën mixha Rifat largohet nga vendi dhe ik ne mal.Ky ishte guxim I pa pare me e rraf kryexhandarin e Kralit ne ate kohe.Po ta kishin zenë atë ditë apo edhe më vonë ate e priste më së paku burgu i përjetëshëm.Më vonë me ndërmjëtësimin e Okllapve që ishin odë në zë ndërmejtësuan te Krali dhe kuptohet me para e blenë lirinë e Plakut trim.

Pas të ashtuquajturit çlirim mixha Rifat si pari e fshatit Zhegoc caktohet porotë në Gjykatën e Gjilanit.Pasi ftohet për të bërë punën e porotës në një seancë gjyqësore në të hyrë në sallës e gjykimeve proçesmbajtësi i cili ishte shqiptar i kërkon nga ai t’a heq plisin nga koka pasi aty ishte fotografija e Titos,e mixha Rifat kuptohet as që I shkon ndërmend me e heq plisin e badhë nga koka, séance vazhdon po Plisi i bardhe mbete aty ku e kishte vendosur ne maje te kokës.Kjo ishte seanca e fundit ne te cilin mori pjese mixha Rifat pasi e larguan pergjithemone.

Thotë një fjalë e moçme “Dardha pikë nën dardhë” edhe Rexhepin djalin e dytë e përcjellin pothuaj të njejat përballje vetëm tani me një armik më të sotisfikuar.

Për punen publike si udhëheqës politik e shoqëror është thënë diçka po më së miri e ka thënë vepra dhe qëndrimi i tij për të drejtat e shqiptarëve ne ish Jugosllavi në të gjitha periudhat e zhvillimit të tij intelektual e politik,fjalmet e tij në Kuvendin e Jugosllavisë për mbrojtje të autonomisë nga rezhimit fashist që po instalohej ishin jo vetëm të guximshme po edhe shembull për gjenerata se lufta duhet bërë aty gjendesh.

Mirëpo diçka që nuk është thenë asnjëhrë në publik e që është po aq kuptimplote është përballja me çetnikët e Gjilanit në ato mbledhjet rreth ndryshimeve statutore të Kosovës.

Të njejtën gjë që babi i tij Rifat Zhegoci e kishte bërë kundër Kryexhandarit Stanishiq ate e përserit Rexhepi kundër çetnikut Aleksander Vasiq,vetëm këtu Rexhepi nuk kishte shkop po e përdori karrikën e drurit duke e hedhur drjet kokës së tij, aty ndërhyn disa koleg që ishin të pranishëm dhe e shpëtuan nga më e keqja.Menjëhërë gjatë natës u njoftuan autoritet në Beograd , në mëgjes gazeta famoze “Politika” shkruan për torturat që po pësojnë politikanët dhe populli serb në Kosovë.

Edhe një moment tjetër që vlen të përmendet ,qysh në fillim të dikutimeve për ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës Rexhepi në prani të Dragan Laziqit ish kryetar i Komunës së Gjilanit,Vukashin Jokanoviqit një kuadër federative,Vidosav Aleksiqit dhe Qeda Goga një cincar i Maqedonisë ju thot se ju me këtë po e promovoni fashizmin ne krye me Millosheviqin qe deri atehere asnje politikan nuk kishte marre guximin me ja u thene ne fytyre.

Pasi rezhimi fashist i Millosheviqit e shpërbën çdo pore politike të jetës edhe ashtu të kufizuar Rexhepi burgoset me “Grupin e Beqir Hoxhës” me pteteks se këta po përgaditëshin bazat për mbrojtëje teritoriale të armatosur,të gjithëve ju shqiptue dënimi nga 1-4,5vjet burg te rende.

Gjenerata e tretë e këtij oxhaku Makfire Hamiti vajza e Rexhepit e cila ishte e punësuar si referente administrative ne Fabriken e bukës në Gjilan kalon te njejten situate si gjyshi dhe baba .

Reja e Aleksander Vasiqit punonte ne te njejtën ndermarrje dhe ne te njejten zyre me Makfiren, deri sa Makfirja ishte në grevë te pergjitheshme Verica Vasiq ja kishte mbyllë derën e zyrës me preteks se po frigohet mos po e sulmonte si baba vjehrrin e saj,po Makfirja nuk priti shum dhe e theu derën e zyrës ,pastaj u përball me ato fare komisionet e tyre deri sa definitisht i larguan të gjithë nga puna.

Dhe krejt ne fund tregimi për Rexhepin dhe rrënjen e tij familjare është vetëm një rrugë nga epizoda në epizodë që kam mund t’a përshkruaj ,aresyeja e tërë këtij kallximi ishte “Mirënjohja për të drejtat e Shqiptarve ne ish Jugosllavi” e akorduar nga Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri i cili me shum sens ka përmbyllë të gjitha epokat me personalitetet e kohës që çdo njenit veq e veq i ka takuar,kjo e bënë çdo gjilanas të ndihet mirë e krenar pa dallim partie ,pra vetëm kështu promemoria jonë do t’i qëndroj sfidave të kohes dhe historisë.

Nga Hajdar Paçarada

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat