Regjisori i njohur korean-jugor, vdes si pasojë e COVID-19

Kultura

Regjisori i njohur korean-jugor, vdes si pasojë e COVID-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:57
Kim Ki-duk

Regjisori i njohur korean-jugor, Kim Ki-duk, ka vdekur të premten si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga COVID-19.

59-vjeçari Ki-duk kishte arritur suksese të shumta në fushën e kinematografisë.

Ai ishte njëri nga regjisorët e parë të frymës së re korean-jugore, që pushtoi skenën ndërkombëtare duke shfaqur drama tronditëse, përfshirë këtu: “The Isle” në 2000 dhe “Spring, Summer, Fall, Winter and Spring” më 2003.

Filmat e tij kanë marrë shumë çmime nëpër festivale, duke e bërë atë njërin nga regjisorët më të rëndësishëm bashkëkohorë aziatikë të filmit. Ai ka arritur të fitojë çmime në Festivalin e Venecias, atë të Berlinit dhe shumë vende të tjera.

Vepra e tij ka shënuar një histori të rëndësishme për kinematografinë e Koresë së Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat