Shtatë parimet filozofike të Thotit për shkencat natyrore!

Kultura

Shtatë parimet filozofike të Thotit për shkencat natyrore!

Nga: Sami ARIFI Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Sami Arifi

Thot-i një ilir atlantidas që fliste shqip rreth 12.000 (dymbëdhjetë mijë) vite para erës sonë, ai i parashtroi shtatë parimet e filozofisë në të cilat, parime, mbështetën shkencat natyrore:

-Parimi i Mentorësisë; “Gjithçka është shpirtërore; gjithçka është mendore”.

-Parimi i Përkitshmërisë; “Ajo që është lartë është si ajo që është poshtë; ajo që është poshtë është si ajo që është lartë”.

-Parimi i Vibrimit; Asgjë nuk është në gjendje pushimi; gjithçka lëvizë; gjithçka “regëtinë”

-Parimi i Polaritetit; “Gjithçka është dyshe; çdo gjë ka dy pole; gjithçka ka dy skaje; e ngjashmja dhe e pangjashmja kanë të njejtin kuptim; polet e kundërta kanë natyrë të njejtë, por shkallë të ndryshme; skajet takohen; të gjitha të vërtetar, në relativitet, janë gjysmë-të vërteta; të gjithë paradokset mund të pajtohen”.

-Parimi i Ritmit; Gjithçka rrjedh, brenda dhe jashtë; çdo gjë ka kohëzgjatjen e vet; gjitçka zhvillohet dhe pastaj degradohet; lëkundjet e lavjerrësit shfaqen në gjithçka; masa e një lëkundje në të djathtë përgjason me atë të lëkundjes në të majtë; ritmi është konstant (i përhershëm)

-Parimi i Shkakut dhe i Pasojës; Çdo shkak ka pasojën e vet; gjithçka ndodh dhe realizohet në përputhje me Ligjin; Ka shfaqje të shumta rastësie, por asgjë nuk i shpëton “Ligjit”

-Parimi i Gjinisë; Ka një gjini në të gjitha gjërat; gjithçka përmban qoftë parimin mashkullor qoftë atë femëror; Gjinia shfaqet në të gjitha rrafshet; në botën Fizike, Qiellore apo Shpirtërore”.

Në parimin e fundit i ngre themelet e gjithë fizika, kimia moderne, gjithë teoria e energjive. Ndryshon vetëm në emërtim: energjinë e elektronit të modernizuarit e quajnë negative, ndërkohë që ithtarët e Thotit e quajnë femërore; energjia e protonit quhet pozitive nga modernët, ndërkohë që ithtarët e Thotit e quajnë mashkullore.

Mbi këto shtatë parime mbështetet e gjithë shkenca moderne; por kjo nuk është veçse një anë, më pak e rëndësishmja, e krejtë shkencës një të Thotit. Prej asaj dije isiake (isiake-prej Isës- prej Dritës, si përherë futet në valle gjuha shqipe, nga që isë në arbrisht do të thotë pikërisht dritë) keni zbuluar fare pak thotë autori i librit Xhuizepe Katapano, Thot-i Fliste Shqip, për shkak të materjalizimit tonë agnostik të pandiesisë sonë shpirtërore përpara të Vërtetës Një, ndonëse fare të dukshme, verbuese. Atomi, diejt, yjet, galaktika, organizimi i njeriut, nëse studiohen në mënyrë të përthelluar, qoftë edhe vetëm në dritën e kësaj “shkence” pa një besim mbisundues, do të na jepnin prova të mjaftueshme për egzistencën e një Mendje të Vetme, që është Zanafillë dhe Shkak veprues për gjithçka.

Autori i librit Xhuzepe Katapano, Thot-i Fliste Shqip, ka parashtruar përtej zbulimeve gjuhësore, filologjike, një të vërtetë të rendit sipror; thotë autori Katapano, unë i kam hequr Thotit masën shumëmijëvjeçare të ibisit dhe i kam kthyer fytyrën e vërtetë: fytyren boreale të Ilirit (Ilir është i njëvleshëm me Shqiptar, domethën bir i Ilirisë dhe i Dritës. Në të vërtetë i ilir në shqip do të thotë i lirë, dhe shqiptar do të thotë bir i shqiponjës, zog i lartësive të mëdha, simbolizon që prej së pari dritën).

Thot-Tat-Hermes, 12.000 vjet më parë i quajti dy përbërsit të atomit të H (Hidrogjenit)- anë të ndryshme të Parimit të Gjinisë, përkatësisht: mashkullor (protonin) dhe femëror (elektronin), terma sigurisht më të përshtatshme, ngaqë elektroni nuk ka asgjë negative. Termi “Gjini”, në konceptin e shkencës së stërlashtë të Thotit, duke kuptuar brenda nocionit-për të lindur, krijuar, nxjerrë në dritë, etj. Ky parim është i pranishëm dhe veprues në të gjitha rrafshet, fizik, qiellor, shpirtëror).

Shampolioni, egjyptologu francez, i cili zbuloi çelësin e deshifrimit të hieroglifeve, i pajisur me njohjen e pothuajse të gjitha gjuhëve të lashta, edhe se i penguar nga “boronët” e zakonshëm të shkencës zyrtare, si të ishte një dishepull i Thotit, duke studiuar ditë e netë një prej kopjeve të “Gurit të Rozetës” me ngulim dhe vëmendje të madhe, ai vuri re se hieroglifet ishin tre herë më të shumta se fjalët greke; prandaj, kundër pikëpamjes në fuqi të të “diturëve”, të cilët gjykonin shkrimin hieroglifik vetëm si ideologjik (pra një hieroglif-një koncept, një fjalë të tërë dhe jo një shkronjë të vetme të alfabetit) kuptoi me intuitë dhe pohoi me vendosmëri, në mënyrë gjeniale, se edhe gjuha me hieroglife duhet të kishte domosdoshmërisht një alfabet fonetik. Dhe kishte të drejtë, i cili ishte ngulmues në bindjen e vet, ai iu vu kërkimit të kodit, që i bëri të mundur hapjen e portave të misterit.

Shkrimi ideografik në të kaluarën e lashtë, pavarësisht nga të folurit e ndryshëm, që përmes komunikimit nuk kuptonin njerëzit drejtpërdrejtë njeri-tjetrin, përmes shkrimit ideografik për tërë njerëzimin ky shkrim ishte unifikues dhe i kuptuar për të gjitha gjunët njësoj, për atë që dinte të lexonte, pavarsiht të folurit, literatura e shkruar në çdo gjuhë për lexuesin kuptohej pa përkthime, kjo jep të kuptohet se mund të ketë pasur para të ashtquajturës “Përmbytjes Patyrore” në kontinentin e Atlantidës, ndonjë zhvillim ndoshta më të lartë se në kohën e tanishme .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat