Nuja ime Çamëri

Kultura

Nuja ime Çamëri

Nga: Rrustem Geci Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:23
Rrustem Geci

I veshur me fustan të Nujës së tij

përëndia Thoti na e solli fjalën Një

me fustanellë vishej Zeusi e Plato

vishej Apolloni, Aleksandri e Pirro

visheshin tëra fiset pellazgo-ilire

mbretër t´Epirit, dhe të Dardanisë

s´e me fjalën e parë Një, të Thotit

vishej atomi, dielli dhe galaktikat

Kjo veshje e paqes dhe e luftërave

shprehin yjet dhe zërin e numrve

identitetin e gjuhës dhe të festave

krahët e mendimit të zotave tanë

N´u, ti i mundëson orët e mbara të

së ardhmes dhe, orët e s´kaluarës,

bimon lart origjinën e gjakëlindjes

Fustanellë, je më shumë se qenie

më tepër se art, shkencë e filozofi

je dritë qytetërimi, je valle-dramë

në çdo palë je dasmë dielli e paqe

ke shtrirje mendimesh dhe kauzë

je epokë me plagë  epike  në trup

N´u, je Ipe, je identitet e krishtërim!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat