‘E vetmja gjë që nuk e marrim dhe japim mjaftueshëm është dashuria’

Kultura

‘E vetmja gjë që nuk e marrim dhe japim mjaftueshëm është dashuria’

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Henry Miller

Henry Miller është shkrimtar amerikan i shekullit të XX që shkroi një lloj të ri të novelës, e karakterizuar më vonë si një autobiografi e fiksionit.

Veprat tij janë “Tropic of Cancer” (1934), “Tropic of Capricorn” e cila u publikua në vitin 1939. Novela “Black Spring” u botua në vitin 1936 dhe më pas libri i udhëtimeve “The Colossus of Maroussi” (1941).

Disa nga thëniet më të famshme të Henry Miller:

Ne vrasim sepse frikohemi nga hija jonë, frikohemi se nëse shfrytëzojmë pakë mendjen do të duhej të pranonim se principet tona të famshme janë gabim.

E vetmja gjë që nuk e marrim mjaftueshëm është dashuria. Dhe e vetmja gjë që nuk e japim mjaftueshëm është dashuria.

Rrëmujë është fjala e shpikur për të treguar një rregull që nuk kuptojmë.

Njeriu që merakoset vazhdimisht për hallet e njerëzimit ose nuk ka halle të vetat ose refuzon të përballet me to.

Qëllimi është në të shndërruarit e jetës në art.

Janë vetëm tre gjëra për të bërë me një grua. Ta duash atë, të vuash për të ose ta kthesh në letërsi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat