Emblemat arbërore

Kultura

Emblemat arbërore

Nga: Atdhe Geci Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Atdhe Geci

Shumë shpata perandarësh janë shembur mbi né

dhe shumë ëndërra shqipesh janë vrarë për atdhe

jemi nipash të pellazgo-ilirëve, fisesh të hershme

s´jemi bijë lotësh as humbës të luftave e betejave

jemi vendlindja e dy botëve të shenjta e himnore

Më 17 shkurt “trimat” e ngritën një tjetër flamur

jo atë të betejave, jo atë të busteve dhe të varreve

Në vendlindjen tonë prej 54 shkronjash pellazge

rilindëm me 36 shkronjat e Alfabetit të Manastirit

rilindëm përmes gjuhës krijuese të popullit tonë

Luftuam, atdheun ta bëjmë Shqipëri të bashkuar

por fqinjët i kishim armiq që synonin tokat tona

Kosovë dardane, je e hershme kur s´kishim fqinj

Je e lashtë kur kufijtë shtrihehin deri në Vjenë

I gjithë mesdheu ishte toka jonë dhe vendi ynë

kaluar kemi nëpër dy vendlindje luftërash, nëpër

dy epoka të trishta por, fati s´ ishte në anën tonë

kështu përjetuam dy fitore luftash të pakënaqura!

Nga zotat e hershëm tek monarkët e sotëm, kemi

plotë mistere, si i mbijetuam egërsisë së fqinjëve

historia është krijim i shenjtë dhe, krijim fitoresh

Më 17 shkurt “trimat” e ngritën një tjetër flamur

jo atë të betejave, jo atë të rënëve dhe të busteve

ngritën një flamur të konsultuar dhe me pazare

se ky vendi ynë, vetëm qiellin e ka të përjetshëm!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat