Investimi në “Komb” dhe “Atdhe”

Kultura

Investimi në “Komb” dhe “Atdhe”

Nga: Bekim Rexhepi Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:45
Bekim Rexhepi

Janë bërë revolucione fatale në emër të “kombit-atdheut“, për të ardhur ndofta në një përfundim egoje se: “ njerëzit e gjakut dhe dheu i lindjes arrijnë të të shkaktojnë një kënaqësi apo lumturi të vërtetë”(B.R).

Kombëtarët apo atdhetarët nuk kanë arritur të investojnë mjaftueshëm dhe më përtej se sa të ndezin luftëra të ndërmjetme në emër të të tyre apo të paragjykimeve për superioritetin e “kombit” - “atdheut”. Gjithnjë kundrejt një superioriteti të të njëjtit “komb” a “atdhe” ka pasur një tjetër rivalitet kozmopolit -internacionalët janë ata që kanë shkëputur dilemat mbi lumturinë apo kënaqësinë që mbetet vetëm një shkrepje e shkurtër në gjithë investimin e atyre jo pak revolucioneve fatale ndërmjet kombeve dhe vendeve.

Le ta vrasim mendjen në filozofin e mendimit dhe të shohim se deri ku kanë vënë investimet në ideologjinë e temave “komb” e “atdhe”, sepse edhe sot ka dilema të sh ‘përputhshme mes korrespodencës se të djeshmes dhe të sotmes. Në këtë ka një lidhja e shkurtër që ndodh mes teorisë së të djeshmes me të sotmen dhe ka gjithsesi një korrespodencë të vështirësuar përmes së cilës dilema e “kombit” dhe “atdheut” mbetet veçse një investim, gati i dështuar. Argumenti i të sotmes është se nuk ka asnjë “komb, atdhe” që është ende i të njëjtit gjak dhe ende i të njëjtit dhe-lindje.

Edhe nazizmi ka provuar të jap investimin e vet më një revolucion po që rezultoi në fatalitet, e fataliteti i nazizmit është shembull më konkret që investimet në një të vetëm superioritet të “kombit” a “atdheut”, janë prova mbase të dështuara.

Ndër shekuj ADN-ja e “kombit” dhe e “atdheut” ka ndryshuar hapësirat e saja, diku - diku kombet kanë pësuar ndryshime të theksuara në pastërtinë e gjakut si medalje e vetme e çmuar e kombit dhe mbase diku – diku edhe atdheu është shtuar e zvogëluar në hapësirë e vet të shtrirjes si pasojë e revolucioneve me apetite rritjeje.

Le ta themi se dashuria për atdheun dhe kombin është një medalje e një fanatiku fillikat (nacionalisti) që nuk arrin dot mbase të mjaftohet me dashurin e të tjerëve për të njëjtën komb e atdhe. Kjo ide e pamjaftueshmërisë për dashuri të atdheut dhe kombit u rrit dhe u çmend jo vetëm në kohën e nazizëm, por edhe në të tjera kohë nuk i shmanget tentativave siç qe lufta e ISIS-it.

Dashuria për atdheun në konceptin e fanatikut fillikat nuk është dashuri e mirë për atdheun dhe kombin, sepse i vë në rrezik të dyja. Një dashuri e vërtetë, një atdhe dhe një komb i vërtetë shtrihen mbi një relativitet gjërash qe korrespondojnë vazhdimisht në një investim të përbashkët mbi të mirën e përgjithshme njerëzore. Atdheu dhe kombi pa njerëzimin nuk ka kuptim siç nuk ka kuptim as edhe dashuria e njeriut pa një atdhe dhe komb të vetëm.

Është jo i sinqertë debati mbi frymën e një autoritet politik që temat e “kombit dhe të “atdheut” kulmojnë mbi idetë fanatike të gjakut dhe të dhe-lindjes. Sepse sot ka mërgimtar/e që jetojnë jashtë atdheut dhe hapësirës kombëtare të tij, por që fëmijët e tyre kanë lindur në një vend tjetër, po ashtu ka edhe mërgimtar/e qe bashkëshortësinë e tyre e kanë lidhur me tjetra nacionalitet dhe kjo nuk mund të jetë penalizmi i drejtës mbi pastërtinë e gjakut dhe e dhe-lindjes. Shpesh kontaminimi në idenë e pastërtisë se gjakut dhe të dhe-lindjes na e krijon patriotin e tipit “unë jam sipër sepse tjetri duhet të jetë nën mua”.

Në këtë kontaminim hy gjithsesi kontributi i jetesa brenda një komuniteti të të njëjtit gjak dhe të të njëjtit dhe-lindje. Por nëse duam të kuptojmë më tej dhe të sqarohemi më shumë me realitet, atëherë doemos tek ndryshimi i këti koncepti të kontaminuar vije nëse hapësira e jetesës se kombeve shpërfaqët në lëvizje globale që më pas pëson reflektim mbi gjërat që na rrethojnë të gjithëve. Pra e përgjithshmja harmanizon jetesat e kombeve dhe vendeve. Pajtohem me idenë e Michel Delon-it se temat “komb” dhe “atdhe” nuk janë bërë ende objekt investimesh të forta ideologjike.

Më shumë se një debat shterpë mbi frymën e autoritetit politik, indikacioni për kontribute mendimesh filozofike ka gradën e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat