Dy vëllezër, dy mësuesë, dy heronj epik...

Kultura

Dy vëllezër, dy mësuesë, dy heronj epik...

Nga: Dibran Demaku Më: 10 mars 2021 Në ora: 09:01
Dibran Demaku

Rrëfimi i sotëm bën fjalë për dy mësuesë. Mësuesë në plotë kuptimin e fjalës.

Mësuesit errëfimit tonë kishine mbaruar Normalën(shkollë e mesme që shkollonte Mësues për shkollat tona.Shkolla e atëhershme Normale ishte Universitet e shkuar Universitetit!Kur individi merrte diplomën e shkollës në fjalë,ai kishte fituar një dije të përgjithshme,që sot e kësaj dite asnjë fakultet i asnjë Universiteti nuk nxjerr më të tillë.

Personazhet e rrëfimit tonë,pas përfundimit të shkollës normale kishin nisur të punonin në shkollën fillore“Shote Galica“ në Abri të epërme të Drenasit.Dhe ata të dy ishin vëllezër.Vëllai i madh pas disa vitesh kishte kaluar në shkollën fillore të Drenasit,ndërkaq i vogëli kishte vazhduar aty ku kishte filluar.

Autori i këtij shkrimi i kishte njohur edhe personalisht.

Vëllai i madh pas kalimit në shkollën e Drenasit kishte arritur rezultate kulminante me nxënësit e tij.Klasa e tij disa herë ishte shpallur si klasa më e mirë e shkollës.Një nxënëse e tij ishte shpallur Nxënësja më e mirë e shkollës.Autori i këtij shkrimi kishte bërë një reportazh televiziv në televizionin e atëherëshëm të Prishtinës.Personazhi i reportazhit ishte Nxënësja,por edhe kujdestari i klasës.Kujdestari i klasës për sukseset e nxënëses shembullore i lavdëronte mësuesit tjerë,ndërkaq në modestin e tij vërehej madhështia e tij...

Pastaj ikën vitet.Autori i shkrimit iku në perëndim(si shumë të tjerë),ndërkaq dy mësuesit-vëllezër vazhduan misionin e tyre fisnik-mësimin e gjeneratave të reja.
Të dy vëllezërit-mësuesë lufta e fundit i zuri me ditar në dorë.Kur armiku barbar filloi të vriste e digjte gjithçka shqiptare,një ditë i dogji edhe të dy shkollat ku ata jepnin mësim.

Ofenzivat serbe vazhdonin me vrasjet,djegëjet dhe shkatërrimin e gjithçkaje shqiptare.

Një ditë ata,paramilitarët dhe militarët serbë is mbërrijnë në fsharin Tërdevc të komunës së Drenasit,ku përveq banorëve të fshatit kishte edhe qindra e mijëra të strehuar të fshatrave për rreth,por edhe më larg.

Pasi i rrethojnë civilët e strehuar,dhe e kuptojnë se aty nuk kishte forca të UÇK-së,fillojnë lojën e tyre të ndyrë:I ndajnë disa të rinjë nga masa e njerëzve me qëllim që duke i pushkatuar para syve të të pranishmëve të zgjojnë frikë ankth dhe tmerr.

Në mesin e masës do të ndodheshin edhe dy personazhet e rrëfimit tonë,dy vëllezërit-mësuesë.

Paramilitarët serbë kishin ndarë nga masa ca të rinj dhe duke i rrahur po i dërgonin drejt pushkatimit. Në mesin e atyre të rinjëve ndodheshin edhe të dy bijtë e tyre.Pa një pa dy vëllezërit-mësuesë do të niseshin drejtë tyre që t‘i shpëtonin bimët e tyre ose të vriteshin edhe ata.Paramilitarët ua drejtojnë armët që të ndalen,përndryshe do ti vrisnin,por ata nuk ndalen.Bëhen bashkë me bijtë e tyre me dhe ia mësyejnë vdekjes.Ose t‘i shpëtojnë të bijtë e tyre ose të bijnë bashkë me ta.Si në këngët epike.

Paramilitarët serbë tmerrohen nga guximi dhe vendosmëria e tyre.Shtijnë me armë drejtë tyre.Vëllai i vogël bie në vend,ndërkaq i madhi plagiset në kokë.Me plumbin në ballë ai nuk e ndalë hapin por shkon drejtë tyre.Paramilitarët serbë ikin,largohen.Masa e njerëzve e tmerruar çfarë po ndodhte mbetet e ngrirë.Si në atë tregimin e vjetër popullor për dasmorët e ngrirë.

Vëllai i madh ashtu me plumb në ballë afrihet dhe i përqafon të rinjtë e shpëtuar nga bishat armike.Gjaku i rrjedh nga plaga dhe plumbi i ngulur në ballë,por ai nuk do të ia di as për gjakun që i rrjedh,as për plagën as për plumbin në ballë.Ecën,qeshë së bashku me të rinjtë e shpëtuar nga vdekja.

Ata që kishin qenë me të thonë se ai kishte jetuar njëzetë e katër orë me plumb në ballë.Me plumb në ballë edhe kishte vdekur.Thuhet se kur kishte mbyllur sytë për herë të fundit një buzëqeshje e lehtë ia kishte përshkuar fytyrën.

Dy vëllezër,dy mësuesë kishin rënë në përballje me bishat e tyre për shpëtimin e bimëve të tyre-bijëve të tyre.Kishin rënë siç bijnë heronjtë në këngët epike.

Ngjarje e dhimbëshme dhe njëkohësisht krenare.E ndodhur në luftën e fundit për liri.

Dhe krejt në fund emrat e dy vëllezërve,dy mësuesve,dy herinjëve të epikes shqiptare.Ata kanë dy emra dhe vetëm një mbiemër:Haradin dhe Nuredin Ramaj!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat