Jam...

Kultura

Jam...

Nga: Zymer Mehani Më: 10 mars 2021 Në ora: 10:19
Zymer Mehani

Unë jam mëlmesë për shpirtdëlirët

Dhe pelim i hidhur për faqenxirët

 

Buqetë trëndafilash për t'urtin e t'mirin

Farkuar shllungë bombe për dreqin e t'birin

 

Jam helm e vrer për disa të mjerë

Që s'kanë njerëzillëk, por janë zemër-sterrë

 

Prore luftëtar për t'drejtën, t'vërtetën

I pakompromis me tradhëtinë, t'pabesën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat