Lutje diellit

Kultura

Lutje diellit

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:56
Remzie Raci Rexhbogaj

Çdo çast të lutem diell

M'i fal rrezet e pranverës

Të më ngrohin

Siç ma ngrohte Erna

Shpirtin tim

Kam akull

Edhe ty Hënë të lutem

Natën shndërritma

T'i shoh yjet kah vallëzojnë

Aty të kam Erna

Me mijëra ngjyra ylberi

Çdo herë pas shiut kur del

Bukurinë tënde ma sjell

Do ju lutem edhe zanave të malit

Ty Erna të të bëjnë shoqëri

Kur të vish tek unë

Etjen për ta shuar

Në burimin e lotve të mi.

KUR TË IKU

Jeta

Eh ,si paska qenë

askush i lumtur

Çdo herë jeta

Të mos jetë e vërtetë

Nëse unë vdes

Asnjë çast mos më qani

Vargjet e mia

Kujtim t'i mbani

E kur të iku nga kjo botë

Mua mos më qani më lotë

Ernen të gjithë ta mendoni

E kurrë

Të mos e harroni.

KRAH HAPUR

Sot kam mbetur

Krahapur

Në pritje

Të përqafimin tënd

Duar bosh mbeta

Pa buçet lulesh

Që s'munde të m'i sjell

Ti Erna

Më sy të përlotur

Ku as sot nuk e pava

Buzëqeshjen në fytyrën tënde

Si hyni

Sot kam mbetur

Më kokën lart

Nga qielli

Duke të pritur Ty Erna

Kur do më zbritesh

Më rreze dielli

Të betohen

Në këta dy sy

Ndjenjat e mia janë

Në shpirtin tënd

Aty ku gjendesh Ti

Erna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat