U bëre dashuri

Kultura

U bëre dashuri

Nga: Zymer Mehani Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:07
Zymer Mehani

1.

Vashë mitare ishe tinë

Shumë e deshe Shqipërinë

Malet, fushat, Qyqavicën

Dhe Gradicën, mbarë Drenicën

Tërë atdheun e deshe ti

Që nga jugu në veri

Bjeshkët, shkrepat,

Përrojet, brigjet

Lumenjtë, krojet,

Ggrykat, shtigjet

E deshe flamurin kombëtar

Për shqiptarë thesar dhe ar

2.

Gone, motra jonë

Moj zemërshqiponjë

U bëre dashuri-

Flamur kuq e zi

Shqipe Shqipërie

Flakadan lirie

3.

Krah shqiponje

N’Qyqavicë

Ag mëngjesi

Në Drenicë

Mali seç ushton:

-Antigona rron

4.

Në tufan e në stuhi

Lufton Gona për liri

Popullatës

Duarthatë

U lidh plagë

U mjekon vrragë

5.

Ishe rreze drite

Në flamur u ngjite

Aty rron gjithmonë

Bukuroshja jonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat