Të ruhet emërtimi kombëtar, “Mësonjëtore e Parë Shqipe”

Kultura

Të ruhet emërtimi kombëtar, “Mësonjëtore e Parë Shqipe”

Nga: Skënder Karaçica Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:41
Skënder Karaçica

Në shkrimin plot dritë për historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe në Korçë,Keze Kozeta Zylo,mësuese e shkollës shqipe në Nju Jork,e kundrështon heqjen e emërtimit ,,Mësonjëtore e parë Shqipe,,dhe emërtimi i  një grupi të ngushtë ,,Muzeumi i Arsimit Shqip,,(sic!).

Kujt i duhet kjo lojë e shembjes së vlerave kombëtare dhe të gjurmëve të arsimit dhe të shkollës shqipe?Pse në këtë kohë të

demokracisë dhe të vlerave të saj sublime,luhet loja e strucit matanë bulevardit në Korçë,që,përmasa kombëtare shqiptare dhe historia marrin një drejtim tjetër për hatër të dikujt(sic!).

Mësuesit dhe drit` e diturisë sipas Naim Frashërit,u bën dielli i atdheut në shtegun e dijes dhe në shpirtin ,,Mësonjëtore e Parë Shqipe,,në Korçë,tashti u dashka të ndërrohet ky emërtim historik dhe në vend të tij të na afrojnë ,,Muzeumi i Arsimit Shqip,,(sic!).

Pse kjo lojë dhe pse kjo shembje e vlerës historike të arsimit dhe të shkollës shqipe në Korçë...?!

Në dritën e lajmit dhe  përkrahje të reagimit  me argumentin e fortë historik të mësueses Keze Kozeta Zylo(Nju Jork),që mos të hiqet emërtimi për orën e madhe të arsimit dhe të shkollës shqipe:Mësonjëtore e Parë Shqipe,,në Korçë!

Ky emërtim historik duhet të jetë ora e parë e mësimit për brezat e rinj shqiptarë në atdhe!

Mësuese e shkollës shqipe,Keze Kozeta Zylo në Nju Jurk,jemi në përkrahje të zërit Tuaj në mbrotje të Mësonjëtore e Parë Shqipe në Korçë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat