Cilët “politikanë” i mblidhte Hitleri rreth vetes?

Kultura

Cilët “politikanë” i mblidhte Hitleri rreth vetes?

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:33
Adolf Hitleri

Kryearkitekti i Rajhut (Reich) nazist, Albert Speer, pothuajse i përhershëm në tryezat dhe mbledhjet e Adolf Hitlerit, ka treguar edhe se me ç’kategori “politikanësh” e rrethonte Fihreri veten:

“Duhet shtuar që ‘politikanët’ e partisë, që ai kishte përreth, ishin në përgjithësi pa arsim të lartë. Vetëm dhjetë nga pesëdhjetë Gauleiter-ët (kryetarët rajonal të partisë) dhe Reichsleiter-ët (krerët e partisë), që përbënin elitën e Reich-ut, kishin përfunduar studimet universitare.

Disa nuk kishin mbërritur të diplomoheshin, pjesa më e madhe nuk kishin bërë më shumë se shkollën e mesme, pothuajse asnjëri nuk ishte dalluar në ndonjë fushë çfarëdo, gati të gjithë dëshmonin një mungesë marramendëse interesi për problemet shpirtërore.

Niveli i tyre kulturor nuk përkonte në asnjë mënyrë me atë çfarë duhet pritur nga elita e një populli me tradita të larta kulturore. Hitleri, tekefundit, parapëlqente të kishte rreth vetes bashkëpunëtorë të shtresës së tij shoqërore. Besoj që ndjehej më rehat mes njerëzish të atij niveli. I pëlqente, në përgjithësi, që bashkëpunëtorët e tij të kishin, siç thoshte atëherë, nga një ‘difekt fabrike’.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat