Botohen poezitë e panjohura të At Zef Pllumit, të shkruara në burg

Kultura

Botohen poezitë e panjohura të At Zef Pllumit, të shkruara në burg

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:43
At Zef Pllumi

“Vargjet e mia kanë lindun gjatë netve t’ni dimni barbar / T’ni dimni shqiptar / Nuk pata ngjyrë shkrimi, / Por o shkrova n’galerë, Me lot, gjak e me vnerë”

Këto janë disa prej vargjeve që At Zef Pllumi – që njihet më shumë për veprën monumentale “Rrno vetëm për me tregue” – shkroi gjatë viteve të burgut, e ku arriti t’i nxirrte me ndihmën e shokëve. At Zef Pllumi

Rishikimi i dorëshkrimeve të tij ka nxjerr në dritë poezi të panjohura të cilat janë përmbledhur në një libër nga botimet e Provincës Françeskane Shqiptare .

Përgjegjësi i botimeve, At Vitor Demaj, thotë se në arkivin e personal zbuluam poezi të reja të cilat nuk janë botuar në përmbledhjen “antipoezi për shekullin e njëzetë” ku At Zef Pllumi shfaqet me pseudonimin Lis Mali.

“Tash së fundmi kemi botu një shkrim të tij, të veçantë, ‘Balada e Lulefrangut’… Bëhen krahasime edhe me epiken franceze. I përfundim në vitin 1964.”

Në ballin të librit është vënë ikona e Shën Françeskut për këto arsye.

“Simbol i shpresës, por edhe i vuajtjes që ka pas At Zef Pllumi.”

Poezitë e At Zef Pllumit tregojnë botën e madhe të autorit përpjekjet dhe shpresën për të rrëzuar kultin e dhunës dhe për t’i ngritë një monument të madh të dashurisë, e cila është në thelb të zhgunit të Françeskaneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat