Shtigje të vështira jete

Kultura

Shtigje të vështira jete

Vlash Prendi Nga Vlash Prendi Më 27 mars 2021 Në ora: 08:02
Prof. Mikel Gojani

Fantazia krijuese e shkrimtarit, luan rol thelbёsor, pёr paraqitjen nё menyrё sa mё tё gjallё, reale dhe emocionale tё botёs qe na rrethon. Nё perceptimin e shkrimtarit, ajo bёhet pjesё e formёs artistike, e krijimit tё fantazisё, sipas shijeve universal tё autorit. Kjo spikat nё veprёn e shkrimtarit, studiuesit dhe publicistit tё njohur nё mbarё trojet shqiptare prof. Mikel Gojani, i cili pёrmes veprёs sё tij shumёdimensionale, nuk mbeti nё kufinjtё e zbulimit nё menyrё konceptuale dhe letrare tё realitetit, por sjell para lexuesit perfytyrime tё reja, krijon tablo interesante nё pёrputhje me tё vёrtetat objektive, historike dhe shoqёrore. E dhimbshme, por dhe e bukur kur ke kaluar njё jetё tё gjatё, rreth katёr dekada nё punёn mёsimore dhe edukative, duke mёsuar dhe edukuar breza dhe njё punё tejet kolosale, krijuese dhe studimore, nё rreth 36 vepra letrare, studimore dhe monografike dhe papritmas…vjen koha qe tё dalёsh nё pension. Njё jetё e tёrё mes nxёnёsish, mes kolegёsh, mes librash, mes bashkёpunёtorёsh qe kujtojnё me nderim dhe respekt jetën dhe veprën e një mёsuesi, shkrimtari, poeti dhe studiuesi tё nderuar qe la gjurmë të pashlyera në traditën poetike dhe krijuese shqiptare. Kështu ndodh edhe këto ditë, kur një grup intelektualësh, krijuesish dhe mёsimdhёnёsish nga Klina, përgatiten tё pёrkujtojnё 65 – vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur kosovar dhe jo vetëm të kësaj treve, prof. Mikel Gojani. Mikeli ёshtё shembull në krijimari, shembull i njeriut intelektual, shembull i mirësisë njerёzore. Ai ka lindur educator, intelektual dhe krijues. Shpeshherë prof. Mikeli pati deklaruar me krenari se, “…shkrimtar u bëra se kisha ardhur në këtë botë me një dhunti për të studiuar, për të krijuar dhe për të shkruar poezi nё gjuhёn shqipe”. Dëshirën për studime e gjeta në shpirtin tim, kur lexoja veprat e shkrimtarёve tё Rilindjes sonё Kombёtare dhe nё librat e krijuesёve të krahinës sime, por edhe nё legjendat e tregimet qe u ruajtёn thellё në shpirtin e popullit tim, i cili këndonte edhe kur gjendej në kohë luftë, për t’i ndihmuar pushkës, ndërsa pushka me krismat e saj, për t’i ndihmuar këngës, siç ndodhi në periudhën e Rilindjes, nё periudhёn e luftёs kundёr shovinistёve e pushtuesёve serbё. Prof. Mikeli u bë shkrimtar i njohur dhe me vlera nga nevoja e brendshme për t’i thënë vetes e njerëzve të tjerë, diçka në formën e ëndërrës. E thotё profesori shpesh këtë, sepse mendon se me anë të veprёs sё tij, mesazhit paqësor qe përcjell ajo mund të përmirësonte gjendjen e vështirë shpirtërore të masave, do t’i bënte njerëzit më të mire, mё tё ndёrgjegjshёm, mё patriotё dhe tё vetёdijshёm pёr vlerat e lirisё sё atdheut.

Gjithsesi Prof. Mikeli ёshtё bërë shkrimtar, për t’i zbuluar dhe zhveshur fytyrat e pushtuesёve shovinistё, që nuk ngopeshin me djersën, gjakun dhe dhimbjen e të tjerëve. Krijimtaria artistike i dha mundësi të hedh dritë mbi dashurinë e nënës, për t’i kujtuar puthjet e ngrohta që i falte në fëmijërinë e hershme, për të mos harruar sytë e saj të shndritshëm të shkrirë në paqe, dashuri, drejtësi e humanizëm, pёr tё kujtuar vlerat dhe dashurinё e bashkёshortes Vera, jetёn e saj plot mundime, pёrpjekjet e vazhdueshme pёr mbijetesё, tё njohё dhe tё shtrojё para bashkёkombasve nevojёn e luftёs kundёr pushtuesit serb dhe pёrpjekjet titanike pёr liri. Krijimtaria letrare dhe studimore e ndihmoi prof. Mikelin për të ëndërruar, për të fluturuar hapësirave të pafund, për të kërkuar atë që se kishte provuar në jetë, për të krijuar një hapësirë të lire estetike dhe letrare, për të jetuar deri nё kufijtё e mosekzistencёs, për tё pasqyruar nga shpirti dhimbjen që ndjente për fatin tragjik të popullit tё tij, i cili i rënkonte nёn sundimin shovinist serb dhe ky realitet e bënte shkrimtarin të vuante, vuajtje kjo që e bluajti përbrenda gjatë gjithë jetës...deri nё ditёt e sotme.

Shkrimtari dhe studiuesi i mirёnjohur Mikel Gojani është një nga krijuesit më në zë në trevat shqiptare. Kёtё e verteton vepra e tij e larmishme, e thellё dhe me vlera tё pakrahasueshme. Pati lindur në fshatin Dugajevё tё Klinёs mё 27. 04. 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse shkollën e mesme e mbaroi në qytetin e Klinёs. Më pas kreu studimet e larta SHLP në qytetin e Gjakovёs dhe mё vonё edhe nё Fakultetin Filozofik tё Prishtinёs nё degёn e gjihuёs dhe letersisё shqipe. Pasi pёrfundoi studimet, punoi si mёsimdhёnёs nё shkollёn “Atё Shtjefёn Gjeҫov”, nё Zllakuqan, perkatesisht ne vitet 1980 – 2002, mё vonё si punonjёs biblioteke dhe zyrtar komunal pёr informim dhe redaktor gjuhёsorё nё Komunёn e Klinёs. Njёherit dallohej edhe si gazetar. Ka punuar si gazetar nё gazetёn kombёtare “Bota sot”, por krijimet e tij i ka publikuar shpesh edhe nё gazetat e revistat “Zёri i rinisё”, “Fjala”, “Koha”, “Jeta e re”, “Bota e re”, “Koha”, “Drita”, “Nёntori”, “Jehona”, “Illyria”, “Dielli”, “Flaka e vllazёrimit” etj, ku botoi pёr dekada me radhё krijime nё poezi, prozё dhe publicistikё. Krijimtaria letrare dhe studimore e Prof. Mikel Gojanit, që u kultivua për një çerek shekulli ishte një krijimtari e ndjeshme, emocionale, siç ishte edhe vetë shkrimtari, siç ishte koha, siç ishte dhe vendlindja e tij e shqetësuar, sepse vepra e tij ishte pasqyrë artistike e kohëve tё vёshtira qe po kalonte vendlindja e tij. E brenda shqetësimit tё shkrimtarit padyshim që ka edhe siguri.

Kjo ndjenjë sigurie ka bërë që kjo krijimtari, sidomos nё fushёn studimore të ketë tone të ngritura tribunale që mund t’i ketë vetëm vepra e një shkrimtari të madh siç ёshtё Mikel Gojani, që ka marrë përsipër të pasqyrojë pёrmes veprёs sё tij vlerat dhe aspiratat e popullit të vet. Vetë Shkrimtari është i ndërgjegjshëm për misionin që i ka vënë vetes, sepse del shpesh në konkluzionin, se krijuesi duhet të jetë frymëzues i popullit të tij nё punё dhe nё luftё. Ëndërron shkrimtari, ëndërron qe vendi i tij do të përparojë, sepse drita e lirisё do të reflektojё në vendin e tij tё lindjes. Prandaj tek vёllimi poetic “Hija qё mё rri varur”, botuar nga SHB “Lena”, prishtinё 2019, ai shprehet: “…Edhe unё jam aty, / ngjarje e tmerrit njerёzor, dhe tё krenarisё / Ato ngjarje tё tmerrit, plot dhimbje trishtim, / dikur pelcisnin si palca e gurit, / Tash frymojnёmbi njomёsinё e gjakut tё kuq…”. Tema qëndrore e poezisë së Mikel Gojanit është jeta e njeriut të sotëm, që lufton për të drejtat e tij, për lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj. Ajo i ngjan një bote të shqetësuar si dallgët e lumit në fortunë. E kjo lëndë derdhet në vargje tek disa nga veprat e tij me poezi si”Zёri i largёt”, Rilindja 1990, “Nё profil kah jugu”, Prishtinё 1996, “Fund i pritur”, Prishtinё 2010, ku përmes mendimit të spikatur poetik të poetit Gojani, tregon rritjen cilёsore tё kёsaj poezie, trajtimin e njё sёrё temash tё larmishme dhe lidhjen e saj tё ngushtё me jetёn e pёrditёshme, me luftёn pёr liri, me brengat dhe pasqyrimin e botёs shpirtёrore tё popullit tё vet. Këtë mendim të thellë ai do ta dokumentonte edhe nё veprat e shumta monografike qe do tё botonte gjatё viteve, sidomos tek vepra dokumentare “Mёsuesi nё kujtesё”, botuar nga “Drita”, Prizren 2009, që do ta përforconte më tej tek libri “Emra qe lanё gjurmё”, botuar nё Prishtinё mё 2011 dhe konsolidonte tek libri monografik “Frrok Gojani, pedagog dhe misionar i Shkollёs Shqipe”. Nga kjo periudhë ai do të ishte një nga kolosët e poezisë kosovare dhe krijimtaria e tij do të merrte hov të paparë dhe me vëllimet e tjera monografike qe do botoheshin herёpashere.

Prof. Mikel Gojani është quajtur ndryshe, poeti i shpërthimeve poetike e këto lloji shpërthimesh të ngarkuara emocionalisht formojnë në gjashtё vёllimet e tij poetike tё botuara ndёr vite, një lloji figuracioni që lulëzon plot potencë dhe trill artistik. Fuqia shprehëse e figurave poetike është në nivelin më të lartë duke na kujtuar mjeshtra të mëdhenj të fjalës dhe të mendimit poetik. Ja si shprehet autori tek poezia “Kohё dhembjeje”, pёrfshirё nё vёllimin poetic “Diell dhe reshje mbi morenё, botuar nё Prishtinё nё vitin 2005: “…Endё pa u sheruar, / Nga varret e hershme, / shpirtin tim tё brishtё, / ma pushtojnё shumё plagё tё tjera, / As lotё tё bardhё nuk kam pёr ti pastruar, / Burimi ёshtё ndaluar nga ama e tyre, / Me shekuj nё pritje kёrkoj njё diell, / Atё diellin tim pёrcёllues, / E di, shumёҫka nё kёtё botё, / Kam humbur, / Nёpёr rrugёt plot labirinthe…”, ose: “…Ideal ii thelluar nё dammarёt e gjakut, / Si ujёt e nёndheshёm, / I teri shkrihet nё kёrkim tё lirisё. Qyteti im i bukur, / Tani i shkrumbuar, / Ke rritё madhёshtinё, / Peizazh dimri tё ka kapёrthyer, / Qyteti im i jetёvdekjes”, që mbartin një peshë të veçantë emocionale, ku spikat një talent i rrallë prej poeti. Vështirë mund të gjendet në poezinë tonë një poet i tillë që të ketë rritje të ndjeshme nga libri në libër, duke krijuar pothuajse të njëjtën linjë artistike. Po ai shqetësim, po ajo mënyrë perfekte krijimi, po ai varg mjeshtror, po ato figura të përpunuara artistikisht, pёr tё dhёnё realisht shpresat dhe zhgёnjimet, gёzimet dhe hidhёrimet. Por poeti gjatё viteve lëviz dhe zhvillohet. Rritet artistikisht dhe thellohet pesha e mendimit filozofik të poetit, fuqia shprehëse dhe artistike e tij dhe bashkë me të edhe krijimtaria e shumёllojёt e tij. Është thënë se shpesh poezia mund të zbërthehet dhe të perceptohet më mirë kur njihet burimi i frymëzimeve te saj. Kështu ndodh edhe në poezinë e poetit Gojani. Vetë titulli simbolik i përmbledhjes së parë poetike “Zёri i largёt”, pastaj  “Udhёtimi pas kaluarit tё vdekjes” ose “Nё profil kah jugu”, si dhe nё disa poezi të veçanta botuar nё organe tё ndryshme shtypi, në gjithë korpusin e krijimtarisë së tij, deri në përdorimin e disa fjalëve si idil, liri, lot, esencё, urnё, iluzion, gurёzuar, apostull, humnerё, uratë, shkëmb, sofra, bjeshka, vorri, kripa, pishtar etj, qofshin me kuptim të drejtpërdrejtë apo të figurshëm e orientojnë vëmendjen e lexuesit drejt një ambienti karakteristik, fshatar ku është rritur edhe poeti ynë i madh.

I ndërgjegjshëm për misionin fisnik prej shkrimtari Prof. Mikel Gojani e ka studiuar me kujdes jetën e malësorit, ambjentin e tij, shqetësimet dhe brengat e bashkëkombasve dhe fatet e tyre nëpër rrjedhën e shekujve. Poetit nuk i intereson vetëm e kaluara e hidhur që ka ecur në “Stuhi me vdekjen e pashpallur në duar”, por edhe e tashmja heroike, e ardhmja që na orienton drejt sё vërtetësë. E për këtë e ka ndihmuar jo vetëm historia e shkruar e trojeve tona, por edhe tregimet e të moshuarve të fshatit të tij, që kur ai ishte fëmijë. Kështu, krijimtaria e shkrimtarit Mikel Gojani lindi dhe u rrit në njё mjedis të ngrohtë shoqërorë, u tund në djepin e bjeshkëve, u rrit mbi krahët e shqiponjave dhe fluturoi e lirë për të hyrë në zemrat e lexuesve. Këtë sukses e ka përcaktuar në radhë të parë sharmi poetik me anën e të cilit poeti përshkruan atë mjedis jetësor që në kujtesën e lexuesit, do të skalitet thellë. Në disa prej krijimeve më të spikatura të tij, poeti pati premtuar se do të këndojë për njeriun, mbartësin e gëzimeve dhe të brengave, njeriun të cilit poeti i kishte falur zemrën. Mikel Gojanit i intereson fati njeriut qe lufton parashtur në valët e vështira të jetës, fati njeriut të vendit të tij që lindi dhe u rrit në luftë kundёr armikut dhe dha jetёn për lirinё e trojeve amtare. Dhe dielli për të do të binte një ditë, liria do të lindte dhe poeti ynë i madh do ta shijonte atë, sepse edhe vetё pati qёnё nje luftёtar aktiv pёr ҫёshtjen kombёtare. Këtë autori e pati treguar më së miri tek poezia monument “Ngricё mёngjesore”, ku shkruan: Kjo pritje kaq e gjatё, / nёpёr kёto udhёkryqe, / `qё krijoi stuhia e kohrave. Dimri shkatёrroi, krenarinё e pritur. Jeta qenka shumё e shkurtёr, / nё strofullёn e saj. Nuk ka mё vend pёr shpresё, / as pёr mёshirё…”. Ky ka qënë fati i poetit, fati ynë, fati i asaj gjenerate që lindi dhe rriti heronj, fati i rëndë që e kemi përballuar me guxim dhe trimëri…vetëm për hir të dashurisё pёr atdhe, pёr hir tё lirisë. Vlerësimi më i madh për jetën dhe vëprën e poetit, ishte dhënia e çmimit “Esad Mekuli”, nga Lidhja e Shkrimtarёve tё Kosovёs, nё vitin 2020, por ёshtё vlerёsuar edhe me ҫmimin letrar “Ora e Tahir Deskut”, nga Komisioni i Manifestimit në vitin 2009. Vepra e tij, kulmon edhe me njё numer te konsiderueshёm veprash studimore, mes tyre dallojmё: “Tradita dhe bashkёkohёsia”, Prishtinё 2007, “Individualitete dhe ligjёrime artistike”, Rozafa, Prishtinё 2016, “Sprovё pёr interpretim”, Klinё 2019 dhe njё numёr jo tё vogёl monografishё, pёrmes tё cilave studiuesi Mikel Gojani bёn njё analizё profesionale rreth disa veprave tё autorёve tё letersisё sё vjetёr dhe atyre tё ditёve tona. 

Shkrimtari, poeti dhe publicist i njohur prof. Mikel Gojani po hyn me sukses dhe krenari në moshën 65 vjeçare. Flokëthinjur, me ballë të menduar dhe tё renduar nga mendimet. I ri në zemër, i freskët në mendime, por i lodhur nga dhimbja pёr atdheun dhe jetёn e vështirë qё ka kaluar. Autor i mё shumё se 36 veprave, dhjetra artikujve dhe temave shkencore, në të cilat derdhi bindshëm mendimin e tij krijues, por edhe gëzimet, brengat, hidhërimet, pёr fatin e tij dhe të vëllezërve qe patën luftuar ndër shekuj për të shijuar diellin e lirisë për të cilin prof. Mikeli dhe shokёt e tij tё penёs, Palin, Lekёn, Dodёn, patёn ëndërruar aq shumë. E patёn ndjerё furtunën nё ato vite tё stuhishme tё luftёs sё popullit kosovarё pёr liri dhe vdekja u pati ardhur aq pranë, pavdeksia po ashtu. Shkrimtari i shquar Mikel Gojani do të qëndrojë në krye të forcave krijuese shqiptare, i ri, me vullnet tё fortё, krenar dhe gjithmonë i dashur për lexuesin e trojeve tona mbarëkombëtare. Për këtë krijues të shquar dashuria është e madhe, respekti maksimal, krenaria gjithashtu...                 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat