27 vite nga themelimi i Shkollës së Mjekësisë dhe 16 vjet nga ndarja e drejtorit të saj të parë Ruzhdi Ismajli

Kultura

27 vite nga themelimi i Shkollës së Mjekësisë dhe 16 vjet nga ndarja e drejtorit të saj të parë Ruzhdi Ismajli

Nga: Sylejman Ismajli Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:57
Ruzhdi Ismajli

Sistemi okupues Serb e Jugosllavë kishte okupuar gjithçka në Kosovë gjatë viteve të 90, kishte mbyllur të gjitha poret e jetës në Kosovë duke bërë terror në çdo institucion ku flitej shqip. 

Një gjë të tillë e kishin edhe shkollat e Gjuhës Shqipe duke i larguar me dhunë mësimëdhënsit e nxënësit nga objektet shkollore. 

Pas këtyre masave drastike që po bënte pushteti Serb, shumë intelektual filluan organizimin e arsimit paralel nëpër shtëpi e shkolla duke themeluar edhe organet e organizimit udhëheqës paralele për menaxhimin e arsimit duke i krijuar shtëpit në shkolla. 

Kur gjithçka ishte rrënuar intelektualët e kohës me qëndrimin e tyre stoik formojnë komisionin për formimin e një shkolle të Mjeksësisë i cili përbëhej nga prof.Ruzhdi Ismajli, Shaban Gashi pedagog  e Xhavit Hajdari mjek. 

Pas shumë peripecive arrihet të formohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë në vitin 1994, ndërsa drejtorë i kësaj Shkolle emërohet profesori i Gjuhës Shqipe, intelektuali e atdhetari Ruzhdi Ismajli. 

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, i cili me shumë sukses udhëhoqi këtë shkollë gjerë në vitin 1999 duke i bërë me dije pushtetit Serb se në këto troje do të arsimohen rinia dhe nuk ka forcë që mundet të shuan etjen për dituri të popullit shqiptarë. 

Profesori e ish-drejtori Ruzhdi Ismajli, asnjëherë nuk kënaqej me të arriturat e tij, ai po përhapte në këtë tempull të diturisë shkëndijat e dashurisë ndaj shkollës dhe atdhe dashurinë ndaj popullit shqiptarë. 

Ruzhdi Ismajli nuk ndalej në asnjë momen, në vitin 1996/97 hapi degët e Shkollës së Mjekësisë në qytetin e Dardanës e të Vitisë me të vetmin qëllim që kjo pjesë e popullatës të ngrihet në nivelin arsimor e atdhedashës dhe këtë e arriti me shumë dashuri trimri e dinjitet. 

Atdhetari e intelektuali Ruzhdi Ismajli në shumë raste theksonte,”Mësimi është jeta e një populli, pa edukim nuk ka as atdhe”. 

Profesori Ruzhdi Ismajli ishte zë i pamëshirshëm dhe kryengritës ndaj pushtetit Serb, ai me të gjitha forcat e tij përkrahte Minatorët e Trepqës dhe ishte zë i fuqishëm e kryengritës ndaj helmimit të nxënësve shqiptarë. 

Sot pas 27 vjetësh nga themelimi i Shkollës së Mjekësisë në Gjilan dhe pas 16 vitesh nga ndarja e tij nga jeta nga profesor e drejtori Ruzhdi Ismajli, me shumë dashuri, respekt e mallëngjim, kujton profesori Mitat Maliqi jetën e vepërën e Ruzhdiut. 

“Eshtë nder e krenari që isha shok e koleg me profesor Ruzhdiun, ai ishte njeri i veqant, ishte shumë patriot ai nuk ka ditur se qka është frika, ishte atdhetarë i devotshëm i cili ishte në gjendje për cdo moment ta sakrifikonte jetën e tij për të mirën e popullit, ishte një udhëheqës I shkëlqyeshëm e pedagog shembullor. Ai diti të mbjell vetëm dashuri ndaj popullit, kolegve e nxënësve, vështirë se do të kemi edhe një njeri siq ishte Ruzhdi Ismajli, ai ishte e do të mbetet I papërsëritshëm”, kujton ish-profesori i Shkollës së Mjekësisë, Mitat Maliqi. 

Për veprimtarin dhe aktivitetin e Ruzhdiut edhe ish-profesori Musa Qerimi me nostalgji kujton përshtypjet për bashkpuntorin e tij Ruzhdi Ismajlin. 

“Profesori e atdhetari sy pa trembur Ruzhdi Ismajli me shumë dashuri diti të mbjellë dashuri në mes nxënësve, ai nxënësit i trajtonte si fëmijët e tij ishte i pa kompromisë ndaj pushtetit Serb, kishte vizion të madh për ardhmërinë e shkollës e popullit të Kosovës, ai dashurinë më të madhe në jetë e kishte lirinë e popullit dhe ditarin në dorë për t’ju përcjellë diturinë nxënësve. Profesor Ruzhdiu në këtë kohë i mungon shkollës e shtetit të Kosovës, jaë shumë krenar që isha bashkpuntor i një njeriu i cili një jetë të tërë i’a kushtoi nxënësve e atdheut të tij Kosovës që aq shumë e deshti dhe punoi për të”. 

Profesori, veprimtari e ish-drejtori Ruzhdi Ismjali nga jeta u nda për tu mos u harruar me 4 prill 2005. 

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat