Theroux me rol në serinë e bazuar në romanin e shkruar nga xhaxhai i tij

Kultura

Theroux me rol në serinë e bazuar në romanin e shkruar nga xhaxhai i tij

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:03
Justin Theroux

Aktori Justin Theroux ka sjellë dimensionin personal në rolin kryesor të serisë “The Mosquito Coast”. Aktori luan rolin e Allie Foxit, një shpikës idealist që jeton në periferi të Kalifornisë, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët për shkak të së kaluarës me qeverinë amerikane janë persona të kërkuar nga autoritetet.

Familja tenton të jetojë në qetësi, duke shmangur autoritetet, por detyrohet të fshihet në ambiente të ashpra në afërsi të kufirit me Meksikën.

Seria është e bazuar në romanin e vitit 1981 me të njëjtin titull, të cilin e ka shkruar xhaxhai i aktorit Theroux, Paul Theroux – gjithashtu baba i realizuesit të dokumentareve, Louis Theroux. Romanin në seri e ka shkrirë skenaristi Neil Cross.

“Doja që materialin e parë ta kisha nga Neil, sepse e ka krijuar pa u mbështetur në Paulin”, ka thënë Theroux, që tentoi të ketë freski në rolin e tij. “Pasi e kuptova se çfarë ndryshimesh dhe elemente ka krijuar Neil, atëherë e doja për vete Paulin për gjithçka të tijën”, ka shtuar aktori.

Theroux, që vazhdimisht ka shkuar në pushime me xhaxhain në SHBA nga Londra, ka thënë se romanin e kishte lexuar së pari në moshën 14 ose 15-vjeçare, pak vite pas publikimit.

Pasi kishte lidhje personale me tregimin dhe bisedën me xhaxhain, aktori Theroux kishte mundësinë të bënte pyetje të veçanta dhe përgjigjet i mori vetëm nga Paul.

“Kisha përfitimin nga lidhja familjare, prandaj nuk e kisha problem dhe nuk intrigohesha si aktor”, ka thënë Theroux.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat