Po s'u ribashkuam me ty, Shqipëri

Kultura

Po s'u ribashkuam me ty, Shqipëri

Nga: Xhelal M.Hoxha Më: 25 prill 2021 Në ora: 08:54
Xhelal M.Hoxha

Ti Shqipëri, imja kryefjalë,

Shenjtëri dhe toka ime mëmë;

Simbol, emblemë ime e lindjes dhe vdekjes!

 

Jeta nuk do të më dhimbset fare;

ndonëse vdesim: unë-ti; burra-gra; nënë- fëmijë,

për ty, Shqipëri?!

 

Vetëm se, do të më mbetët peng në zemër;

sytë qelë do të më mbesin:

Po s'u liruam, e po s'u ribashkuam me ty, Shqipëri?!

 

Shpirti i thotë zemrës

e zemra i drejtohet shpirtit;

ndonëse shpresa do t'na vdes e fundit...

 

Dhe për këtë tokë të shenjtë

Do të mendoj, mbroj , çmoj e do të dua...

Gjithnjë do të punoj, vlerësoj e fort besoj, për ty:

Betohem, për këta dy sy !

 

"Ty Shqipëri: Të kam Babë e nënë

Ti më je mua, diell e hënë!"

Ti më je imi shpirt,

Dhe" errësira" te ty më ngjanë në dritë!

 

Me ty, e për ty, dua që t ‘jetoj ...

Në fund te ti, dua që të vdes:

Në tokën tuaj, të mbuluar me dheun tënd!

 

Unë, në çdo kohë përsëri do të dua, Shqipëri...

Dhe do të ringjallem përsëri"...

Do të jetoj, punoj e veproj

“Sikurse një, Shqiponjë mali;

Si një, pëllumb i bardhë deti;

Porsi bleta punëtore:

Te ti, vetëm te ti, due t'fluturoj !”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat