Jemi të gëzuar dhe të lumtur që e patëm një njeri të tillë, si Gjokë (Mark) Mrijaj

Kultura

Jemi të gëzuar dhe të lumtur që e patëm një njeri të tillë, si Gjokë (Mark) Mrijaj

Nga: Lekë Mrijaj Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:12
Gjokë (Mark) Mrijaj

Pas një sëmundje të shkurtër në moshën 82 vjeçare, dje (me 23 prill 2021) në shtëpinë e tij në Klinë, ndërroi jetë njeriu i virtytshëm, fisnik e bujarë, axha e vëllai i babait tim, Gjokë M. Mrijaj.

Ai, ishte njeri tejet i kompletuar, punëtorë i mirë, i përvujtë, i zellshëm, besimtarë i përshpirtshëm, i dhimbshëm, dhe tejet i dashtun si në shtëpi e poashtu edhe në shoqërim me të dashurit e tij të zemrës. Vërtetë reflektonte gjithmonë në dashuri për familjen, miqtë dhe për mbarë të dashurit e tij. Dinte të dhuronte gjithmonë buzëqeshje me një pozitivitet të shkëlqyer, që do të thotë se familja e tij e ngushtë dhe ne (të gjakut të tij-Mrijaj't) jemi të gëzuar dhe të lumtur që e patëm një njeri të tillë në mesin e familjes tonë.

U lind me 15 maj 1939 në Pataqan, paralagje e Zllakuqanit të Klinës, nga babai +Marku dhe nëna +Zoja (Selmanaj) Mrijaj në Zllakuqan të Lugut të Drinit-Klinës. Ishte vëlla me +Zefin, +Pashkun, dhe Tonin dhe të vetmen motër +Tone Mrijaj - Bibaj.Një pjesë të shkollës fillore e ka kryer në Zllakuqan ndërsa pjesën tjetër dhe Shkollën Tregëtare me korrespodencë e kreu në Skenderaj.

Paraprakisht për një vit punoi si shitës në Ndërmarrjen Shoqërore "Zhitopromet" të Pejës, shitorja në Klinë ndërsa më vonë për afro 20 vite radhazi deri në futjen e massive të dhunshme punoi si Librar e gazetashitës në Budisalc të Klinës pranë Ndërmarrjes Botuese të Shtypit dhe Gazetave "RILINDJA" Prishtinë.

Neve nuk na mbetet gjë tjetër veç të perkulemi me pietet dhe të nderojmë dhe të ndjekim veprën Tuaj si një nga sferat orientuese e ndriçuese...

Lamtumirae fundit e axhës tim bacës Gjokë, i është dhënë sot, (në zbatim masave të përgjithshme të IKSHPK-së për mbrojtjen nga pandemia COVID-19) me 24 prill 2021 në ora 13:00, në varrezat e vjetra mbi 300 vjeçare të paraardhësve tanë në Kryshevën e vogël të Klinës.Riti i Salikimit dhe vorrimi është bërë nga famullitari ynë dom Agim Qerkini.

Në fund, të këtij artikulli iu falënderoj të gjithë të afermeve, miqve e dashamirët tanë të cilët moren pjesë në homazh, ritin e salikimit e vorrimin e axhës-bacës Gjokë. Ju kthefshim në gëzime...

Ndërsa bacë Gjokë i themi mi bëjë të fala prindërve e paradhësve të mi e Lamtumirë, i përjetshëm qoftë kujtimi për ju. Epja'u, o Zot, pushimin e pasosun. E i ndritët drita e pambarueme! Pushofsh në mbretërin e hyjnisë qiellore e Zoti të bekoftë e paç uratën e Tij!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat