Lulja jonë plot mirësi!

Kultura

Lulja jonë plot mirësi!

Nga: Bashkim Saliasi Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:32
Bashkim Saliasi

Për Ty Aura mendova

Disa vargje të kushtova.

Gjyshi Baçi, kur thërret

Zemra ime bëhet mbret.

 

Je e vogël, lozonjare

Gojëmbël dhe bujare.

Mbesa ime, zanë trime

Je diamant me shkëlqime.

 

Kur na del në telefon

Zemra jonë na gufon.

Je thesar, je flori

Mjalt i mjaltit, s’ka si Ti.

 

Me zërin tënd si kanarinë

E mbushë gjithë shtëpinë.

E ndriçon, i jep dritë

Na shtonë mallin dhe mirësitë.

 

E moj Aura zemra ime

Të shikojmë na jep gëzime.

Kur zërin ta dëgjojmë

Na duket sikur fluturojmë.

 

Jetë të gjatë të urojmë,

Thesar je princesha jonë.

O lule plot nektar,

Zemra jote qoftë behar…

 

25 prill 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat