Nëntë vjeçari me sindromën e autizmit boton librin ‘Lulëkuqja’

Kultura

Nëntë vjeçari me sindromën e autizmit boton librin ‘Lulëkuqja’

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:34
Jamarbër Joxha

Nëntë vjeçari me probleme të spektrit autik, Jamarbër Joxha, është bërë autor i librit me titull “Lulëkuqja” (AuvernaMon), nëpërmjet të cilit ka vendosur të përcjellë ndjesitë e tij për lulet, prindërit edhe të tjerë të afërm.

“Unë ju dua shumë, Tirana është bota më e madhe për mua. Dua që ky libër i sapobotuar të bëhet pjesë e botës poetike, siç janë bërë veprat e Martin Camajt, Ismail Kadares edhe Dritëro Agollit”, është shprehur Jamarbri.

Nëpërmjet këtij libri ai ka hapur një rrugë të re në letërsinë shqipe. Promovimi i librit  ishte në kuadër të programit të festivalit “Ditëve të librit”.

Libri u promovua ditën zyrtare të autizmit dhe Botuesja Toçi nga Botimet tona u kujdesën për promovimin e librit ‘Lulëkuqja’ duke e vlerësuar autorin si një fëmijë të talentuar që di të shkruajë dhe të flaës shumë bukur.

Jamarbri flet disa gjuhë të huaja, por edhe ka një karakter të veçantë, që duhet të njihet edhe nga lexuesit”, tha botuesja Toçi.

I pranishëm në promovim ishte edhe profesor Edmond Tupja i cili u përfshi edhe nga eksperienca e tij personale, si një prind i nnjë fëmije me aftësi ndryshe.

“Një fëmijë autik nuk duhet të ndryshohet, por duhet kuptuar dhe dëgjuar me zemër. Prandaj  kushdo nga ne duhet të dijë t’i përcjellë dashuri kurdoherë dhe kudo në shkollë, jetë edhe punë”, u shpreh profesori.

Ai në vijim tha se tërë ata prindër, familjarët që kanë dikë që e duan shumë me auztizëm janë heroina edhe heronj.

“Këtë e kam përjetuar nën lëkurë. Ime shoqe është një heroinë. Ka fëmijë që falë shkencës dhe teknologjisë ndryshojnë, siç është edhe Jamambri. Mua të dy krahët e politikës shqiptare kanë pas dëshirë të më çojnë që të shërohet fëmija”.

“Por kjo nuk është çështje mjeku, se duhet që të maresh tërë shtëpinë, lagjen etj. Që ta çosh atje. Kjo është e pamundur, prandaj duhet që t’u falni dashuri, se nuk bëni dot aktorëllëk me ta”, u shpreh Tupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat