Kujtime nga fëmijëria - Koncerti

Kultura

Kujtime nga fëmijëria - Koncerti

Nga: Dibran Demaku Më: 19 maj 2021 Në ora: 10:00
Dibran Demaku

Në pranverën e vitit të largët 1971,nxënësit e shkollës sime(tonë)do të merrnin pjesë në një konkurs me këngë e valle,recitime e lojëra skenike,që ne do t‘i përmbledhim me kryefjalën-Koncerti.

Nxënësit(e zgjedhur) të shkollës sime(tonë) së bashku me mësuesit kishin dhënë maksimumin që në konkursin në fjalë të të dilnin sa më mirë (dhe pse jo edhe të fitonim).

Në ditën e caktuar ne ishim paraqitur me programin tonë para publikut artdashës të komunës sime(tonë).

Programi(koncerti ynë ishte pritur me duartrokitje nga publiku dhe ishte vlerësuar lartë nga juria vlerësuese.

E si të mos pritej me duartrokitje të publikut dhe jurisë vlerësuese loja brilante skenike e Nazmi(Tahirajt) nxënës i klasës së tetë,që rolin e vetë skenik do ta luante jo si amator(por si një artist profesionist.Loja e tij skenike do të merrte votat maksimale nga juria.

E si mos të pritej me duartrokitje të publikut kërcimi i Fahrijes(Demaku) derisa ne të tjerët(të gjithë pjesëmarrësit) do të këndonim këngën e njohur:O kërce moj çikë!

Koncertit tonë po i afrohej fundit dhe sipas pikëve,shkolla ime(jonë) do të shpallej fituese e konkursit.Dhe fitorja do të kishte vetëm karakter moral(sepse atëherë nuk kishte karakter material),për çfarë sipas nesh,por edhe publikut dhe shumica e jurisë ne e kishim merituar.Por...por nuk do t‘a fitonim vendin e parë në atë konkurs,sepse njëri nga anëtarët e jurisë nuk do ta vlerësonte programin tonë me pikë maksimale me arsyetimin se këngën:O kërce moj çikë...nuk e kishim kënduar në irigjinal(e kishim ndryshuar tekstin,për shaqe që dihen).

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe anëtari i jurisë që nuk do të na i jepte pikët maksimale për programin(konceritn)tonë do kalonte në vendin e punës së sigurumit të shtetit?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat