Nga ditari i një hokatari

Kultura

Nga ditari i një hokatari

Nga: Musa Ahmetaj Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Si sot më kujtohet

Në trup më dilte flaka

Kur më “shpërbleve”

Vetëm me dy shuplaka

Edhe sot ta përkujtoj

Të rëndë e kishe dorën

Për këtë “dhuratë” e gëzove

Vendin dhe diasporën

Këto shuplaka më vonë

Ishin me shumë vlerë

Disa vende të punës

Më pastaj i pata “blerë”

Më shkonte pazari

Më kaloj edhe frika

Kudo ku kisha dëshirë

Më pritke madje karriga

Tash edhe në këtë moshë

Ju premtoj , ju jap besën

Nuk e lëshoj kolltukun

Madje edhe as ndërtesën

Kujtime dhe memoare

Do të keni nga ditari

Deklarohet alamet burri

Me nofkën hokatari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat