Fjalë zemre për poetin e njohur

Kultura

Fjalë zemre për poetin e njohur

Nga:   Vlash Prendi Më: 23 maj 2021 Në ora: 07:37
Ymer Hysa

Kolegu im i dashur! Kështu më pëlqen t’ju thërras, si dikur kur shkruanim nё gazeta tё ndryshme në kohët e hershme të rinisë, kur të dy synonim të edukonim pёrmes vargjeve dhe shkrimeve tё ndryshme brezat… Sa herë ju shoh dhe ju takoj, mendimet më ikin larg. Më përfytyrohen imazhe të dekadave më parë, kur takoheshim nёpёr redaksi gazetash…

Eh! Shumë kohë kanё kaluar, kur jemi njohur, jemi burrëruar dhe kemi krijuar miqësi të afёrt shoqёrore dhe familjare. Na bashkonte pasioni pёr poezinё, pasioni pёr tё shkruar, pёr tё botuar, na bashkonte respekti dhe dashuria pёr tё qёnё afёr, ndjesia pёr tё ndihmuar dhe pёrkrahur njёri – tjetrin, na bashkoi jeta plot sakrifica. Dora jote më dukej si dora e shokut, vëllait, mikut. Po! Ajo ishte e ngrohtë, miqёsore dhe nuk më mungoi kurrë, madje as fjala. Unë e ndjeja fjalёn tёnde tё ёmbёl doktor Imeri, në punë, nё krijimtari, e ndjeja në shoqёri, e ndjeja edhe kur nuk isha pranë teje, miku im i nderuar… Më shoqëronte fjala jote e ёmbёl, mendimi yt i sinqertё kudo.Vitet kalonin e unë u miqёsova shumё me ty, njoha punën dhe pёrpjekjet tuaja per të ecur pёrpara nё profesionin fisnik tё doktorit veterinar, por pёr ca kohё edhe si mёsues nё shkollёn e mesme, profesion qe ta mori vajza juaj Ina. Roli juaj, si mësues e si prind, në jetën e nxënësve, do të ishte thuajse vendimtar. Me ju mësues, nxёnёsit mësonin gjuhën e bukur shqipe, pasi ju ishit jo vetёm njё studiues i apasionuar, por edhe njё poet i talentuar. Me emocione ngarkuar, pёrmes fjalёs suaj prindёrore, nxënësit sillnin në mendje hapat e jetës që kishin përpara.

Zëri juaj, sa herë tingëllonte, u dukej atyre se ishte një tregues për të ardhmen, njё poezi pёr tё bukurёn jetё, qe i priste. Këtë dukuri pozitive, ata ta lexonin në sy, sapo nisje të tregoje apo të shpjegoje mësimin, sapo nisje tu recitoje njё poezi. Pastaj shikimi me sytë e thellë përcillte gjithmonë një mesazh të rrugës së jetës për secilin prej nxënësve të tu. Ishte një burim shpirti ajo lidhje magjike që forcohej çdo ditë e më shumë. Me admirim në netët e gjata të dimrit u rrëfeja njerëzve të mi të familjes për shokun tim tё dashur Imer Hysa, punën, dashurinë, talentin letrar dhe pёrkushtimin në sherbim të shoqërisë, sepse nё arsenalin tuaj krijues, regjistrohen plot katёr libra tё bukur dhe me vlera.  

Ky është Ymer Hysa, veterinar i apasionua dhe poeti talentuar, shoku im me vlera, kolegu im i dashur për më shumë se një çerek shekulli. U përgatit në auditoret e Universitetit Bujqёsor të Tiranës në vitin 1985 dhe mori titullin Mjek Veteriner dhe po atё vit filloi punё nё profesionin e tij tё dashur nё kooperativёn e tipit tё lartё Albulena tё Laҫit. Mjeku i apasionuar, punonte me pёrkushtim dhe shkruante poezi, tё cilat shpesh i botonte tek gazeta “Kastrioti”.

Ciklet me poezi qe botonte aso kohe ishin mjaft te bukura dhe pelqeheshin pa masё, sidomos nga masa e tё rinjve. Pas njё pune plot perkushtim, nё vitin 1988, zgjidhet N/kryetar i kooperativёs bujqёsore nё Laҫ dhe mё vonё, zgjidhet kryetar i kooperativёs nё Gjormё tё Kurbinit, dёri nё vitin 1992. Pas kёtij viti, punon si specialist i veterinariesё nё Drejtorinё e Bujqёsisё nё rrethin e Kurbinit. Kolegu im, nga fjalët që dëgjoja nga shokёt dhe kolegёt pёr puna qe bëje, pёr përvojёn pozitive qe shpërndaje, pёr çastet optimiste qe reflektoje, bёnё qe imazhi juaj tё lartësohej nё sytë e opinionit public, apo të kolegёve tё tjerë me të cilët komunikoje.    

Pak kohë mё parё, Ymeri u shfaq para lexuesit edhe si studiues, pasi botoi librin studimorë “Gjormi – histori dhe etnokulturё”, sintezë e një pune kërkimore dhe studimore disa vjeçare në fushën e kёrkimeve monografike dhe historike. Ngjarjet historike që përshkruan autori në këtë vepër janë aq interesante dhe të thjeshta, saqë edhe lexuesi më i zakonshëm përjeton me emocion historinë e lindjes dhe zhvillimit të fshatit Gjorёm tё Kurbinit gjatë periudhave të ndryshme të historisë. Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë krijuese të një historiani, prandaj edhe puna kërkimore dhe studimore e autorit duhet vlerësuar, pasi në këtë liber ai kërkon rrënjët e historisë së formimit të vendlindjes, historinë e zhvillimit dhe mbijetesës së fshatit historic tё Gjormit.Në saj të punës pasionante hulumtuese dhe studimore Ymer Hysa, verteton se krahina e Gjormit nё Kurbin, daton qe nё mesjetёn e hershme si pjesё e principatёs sё Arbrit, por si krahinё mund tё ketё lindur aty nga shek. VII dhe rrjedh nga fisi i lashtё Gjonaj nga ka marrё edhe emrin. Megjithse popullsia e kёtij fshati i pёrket besimit mysliman, nё kёtё fshat ka pasur tre kasha tё vjetra, e Shen Gjonit, e Shen Nikollit, dhe e Shen Vlashit.

Gjormi ndodhet në një vend strategjik dhe me një pasuri gjeografike dhe klimatike të begatë, prandaj mendohet se vendbanimet e kësaj krahine shtrihen në një periudhë kohore gati 2000 vjeçare, ku jetonte fisi i njohur ilir i Albanёve, dhe mё vonё nё principatёn e Arbrit, udhёhequr nga familja fisnike e Skurajve, nёn drejtimin e princit Progon Gjonima, biri i kёtij fshati, rreth vitit 1190 dhe mё pas dy bijtё e tij, Gjini dhe Dhimitri.  Nuk mungojnë edhe figurat e njohura të krahinës, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në njohjen dhe zhvillimin e krahinës si Ozgjyr Primiqyri, Duka Lukrac, Pal Gjonima, Gjergj Gjonima, Peter Koka, Koli Gjergji, Vrano Duka, Gjergj Balesha. Në këtë treve, dikur pagane, në fillim u përhap besimi katolik, madje ndodhen edhe tri kisha, ajo e Shën Gjonit, Shën Nikollit dhe Shën Vlashit, madje në këtë krahinë gjenden rrënojat dhe toponimet e disa kishave, por me pushtimin e trojeve të arbrit nga pushtuesit turq, popullsia nisi të konvertohej në myslimanё, aty nga fillimi i shekullit XVII.

Ishte Progon Gjonima qe mes viteve 1185 – 1190, pati krijuar një shtet mjaft tё fuqishёm pёr kohёn, Shtetin e famshёm tё Arbrit me qendёr nё Krujёn e sotme, por pas dyndjes së fiseve gote e sllave, treva bie nën sundimin bizantin dhe principata u pёrfshi nё zotёrimet e Topiajve nёn sundimin e Karl Topisё, ndёrsa fisnikёt e principatёs sё Arbrit mbeten feudalё të vegjel. Gjormi është treva ku ka lindur dhe luftuar bashkëpunëtori i afërt i Gjergj Balshёs, Dhimitёr Jonima, i cili përmendet për betejën e zhvilluar në Fushё Kosovё nё vitin 1389, që shënohet në kronikat e kohës si njё pёrpjekje e rёndёsishme princërve arbnorë kundёr pushtuesve osmanё. Duhet theksuar se populli kësaj krahine nuk i ka shuar kryengritjet për liri. Burrat e shquar tё Gjormit kanё dhёnё njё kontribut tё ҫmuar nё lёvizjet pёr pavarёsi. Kujtohet pёrmes dokumentash Kuvendi i Tallajbesё nё Krujё, ku morёn pjesё edhe shumё burra luftёtarё nga Gjormi tё kryesuar nga patrioti Paj Beg Paja, kuvend i cili u kthye nё shesh beteje pёr tё mbrojtur trojet dhe tё drejtat e vegjёlisё.

Emri i Studiuesit dhe krijuesit Ymer Hysa nuk është emër i panjohur në qarqet krijuese edhe nё fushën e poezisё sidomos në shtypin tonë të shkruar letrar, si dhe autor i katёr librave të botuar, si “Gjormi – histori dhe etnokulturё” - studime, SHB “Eneas” 2015, “Kur fjalёt bёhen buqetё” – poezi, SHB “Volaj” 2019, “Ëndrra nё udhёkryq” – poezi, SHB “Shkodra” 2021 dhe “Bujqёsia e Kurbinit nё syrin e specialistit” – studim, SHB “Shkodra 2021.Ka një jetë të tërë që ka kontribuar në fushën e veterinariesё, arsimit dhe edukimit, ku ka dhënë kontributin e tij me shumë vlera. Njeri i drejtë, me vullnet të hekurt, vizionar, i përkushtuar ndaj detyrës, punoi në shumë fusha si specialist dhe drejtues i palodhur duke dhënë shembullin pozitiv, virtytet e një njeriu me norma dhe  me vlera morale.

Duke qënë i tillë, me tradita burrërore kudo ku shërbeu la emër dhe punë të mirë që do kujtohet gjatё. Shokët dhe miqtë e tij janë të shumtë, por edhe kujtimet e kolegëve për të dhe punёn e tij plot pёrkushtim zënë një vend të vaçantë. Kjo ka qënë ndoshta arësyeja që shkrimtari dhe krijuesi Ymer Hysa, pas librit me poezi “Kur fjalёt bёhen buqetё”, të projektojë dhe botojë librin tjetёr me poezi “Ëndrra nё udhёkryq”, përmes të cilit shpalos vlertat intelektuale dhe njerëzore duke vlerësuar në maksimum vetitë pozitive të shoqërisë dhe duke kritikuar të metat dhe veset negative tek njerëzit,ata qenie të ndërgjegjshme që dinë të respektojnë dhe të duan njerëz me vlera si Ymer Hysa.

Por jeta nganjëherë është e pamëshirshme.Ajo nuk vlerëson kontributin shoqëror, njerëzor, apo shpirtëror të individit, por të godet, madje edhe aty ku nuk e pret.Kështu ka goditur qindra njerëz në këto kohë të vështira, ku nuk njihet shoqëria, burrëria dhe aq më pak humanizmi. Këtë fenomen autori e sjell bukur përmes poezisё “Njё mikut tim zyrtar”, ku thuhet: - E pash njё mikun tim tё hershёm nё dritё tё syrit, / s’di pse i uli tё tijёt,vallё kishin ndryshuar ngjyrё?, / Kish kostum tё shtrenjtё, kollaro me lule trёndafili, / Por s’kish atё njerzoren, mirёnjohjen, dashurinё…E pash, mё erdhi keq, as kafe nuk pimё bashkё, / Dola nga ajo zyrё gjith luks, desh mё zuri frymёn, / Ika i hutuar nga miku i hershёm, nё vetmi e lashё, / Ika shpirtёrisht i vrarё, njё shoku i ktheva shpinёn.      

Rrodhën vargje brilante nga ndjesia shpirtërore e Ymer Hysёs, vargje plot ndjenja dhe mendime  që tronditën botën shpirtërore të lexuesit, sepse kritikon fenomene dhe plagë të së kaluarës dhe të tashmes, qe shoqëria jonë i gjeneron herë pashere. Duke patur një pervojë të konsiderueshme jetësore dhe letrare, përmes këtij libri autori synon të tregojë të vërtetat historike, madje të edukojë brezat me vyrtytë të moralit shoqërorë. Këtë e bën përvoja jetësore e poetit, qe përmes vargjeve të spikatura, jep mendime të vyera, plot peshë dhe emocion. Cilësi kёto të moralit shoqërorë, qe poeti i jep edhe bazuar në histori, sidomos duke kritikuar demagogët qe qirren për respekt, punё tё ndёrgjegjshme dhe nga ana tjetër fshihen për të shpёtuar kokën, prandaj shprehet tek “Njё mikut tim zyrtar”: E pash njё mikun tim tё hershёm nё dritё tё syrit, / S’di pse i uli tё tijёt, vallё i kishin ndryshuar ngjyrё? / Kish kostum tё shtrenjtё, kollaro me lule trёndafili, / Por s’kish atё njerzoren, mirёnjohjen, dashurinё…E pashё, mё erdhi keq, as kafe nuk pimё bashkё, / Dola nga ajo zyrё gjith luks, desh mё zuri frymёn, / Ika i hutuar nga miku i hershёm, nё vetmi e lashё, / Ika shpirtёrisht i vrarё, njё shoku i ktheva shpinёn. Edhe miti i Nusepashkёs e ka frymëzuar poetin. Nusepashka, ky insekt mitik thuhej se percaktonte fatin e njeriut , nё vartёsi tё drejtimit qe merrte kur fluturonte, e intrigon poetin. Madje nё disa raste poeti ka besim, mё shumё tek fati, se tek njerzit nё pushtrt, prandaj shprehet: Emrin “Nusepashkё” e ke bekim prej Zotit, / Mbi njёmijё vite njerzimit ti fat i ke sjellё, / Merre, tё lutem, gjithё nektarin e kopshtit, / Tё gjithё kopshtin mere, i yti le tё jetё. Ti bukuroshe fustankuqe me pulla tё zeza, / Eja, ulu nё dorёn time, apo rrobat e mija, / Jepma, tё lutem, atё qё tё buron nga zemra, / Fatin qё dhuron ngado qё rron njerёzia. Autori ynë me thjeshtësi dhe kreativitet kritikon përmes artit veset negative të shoqërisë njerzore si mendjemadhësinë, servilizmin, të kënaqurit me pak, interesin vetiak, indiferentizmin,burrokracinë, korrupsionin etj.  për këtë arsye, kushdo qe i manifeston këto dukuri dhe fenomene, e gjen veten tek poezia “I ligu”, pёermes sё cilёs poeti tёrheq vemendjen: Tё gjitha si njeri i ke, trupin, veshjen, ecjen, / Shprehjet kur flet dhe ikjёn me nxitim, / Po se ҫ’ke diҫka qe sta pelqejnё tё tjerёt, / Hipokrizinё, smirёn e shpirtin tёnd cinik…E veҫantё ёshtё metamorfoza e jetёs qё ke kaluar, / Me mistere e metoda dhelpёrore jeta tё iku, / Por nё kujtesёn e atyre qe dot s’tё pёrballuan, / Pёrjetёsisht tё ngeli nofka “i ligu”.E mjerisht njerёz tё tillё, sot ka shumё.

Vërtetë ky libër është i veçantë në llojin e vet, sepse libra të tillë ka kohë qe nuk shihen në vitrinat e librarive, prandaj vlerat e këtij materiali janë të pamohueshme, sepse krahas kujtimeve dhe mbresave të veçanta në punë dhe në jetë, përpjekjeve për të punuar dhe mbijetuar edhe në situata të vështira, poezitё e këtij libri janë një mesazh për të kujtuar, për të mos harruar dhe për të qënë kurdoherë individë me vlera shoqërore, me shpirtë të dhembshur njerëzor, kurdoherë në shërbim të familjes, shoqërisë dhe atdheut, siҫ është edhe vetё poeti i talentuar Ymer Hysa. Të kemi admiruar gjithnjë poeti ynё, sepse kohën e lirë, ti miku im i nderuar e ke përcjell me krijime, vëzhgime dhe lexime, gjithmonë mes librash me vlere të biblotekës tënde të pasur. Ymer Hysa është lexues i qindra librave gjatë gjithë jetës së tij, sidomos i shkrimtarëve të shquar, duke filluar nga Homeri, Drajzeri, Hygoi, Molieri, Driteroi, Ismail Kadare e deri tek dhe Fatosi. Kjo e ka bërë poetin Hysa dialogues të veçantë të lëndës së letërsisë, të shkrimtarëve dhe librave të njohur, nje polemizues i fortë mes kolegësh për shumë fenomene të letërsisë bashkëkohore dhe asaj klasike.

Tani edhe unë kolegu yt e kam ca moshë. Tek të vështroja me kujdes, pa mundur të lë për të kuptuar mendimin pa sens, humbur në ëndërrime të së kaluarës, vetëm mёsoj prej jush… Vorbulla e jetës ka rrëshqitur disi larg asaj që ju keni synuar. Jeni pjesë e qënësishme e asaj jete me modelet tejet të realizuara, si kurdoherë të njeriut fisnik e punëtor. “Njeriun e mbajnë vlerat e virtytet, të cilat duhet të bëhen pronë e një shoqërie të caktuar”. Ky apostulat të ka shoqëruar gjithë jetën, miku im, sepse kështu thoje shpesh, duke shtuar, se ato vlera, gjithkush i ka në dorë t’i vendosë vetë, nga koha e të mësuarit për të ecur në jetë me këmbët e veta, e deri sa të shkojë në botën tjetër. Në këtë kontekst ju ishit një model në sytë e mi, tё familjes dhe tё shoqërisë, sepse ecët me këto vlera, duke i përhapur midis nesh, si një pasuri e çmuar. Qe në femijëri endrrat e tua te vogla ishin të kishe dhe të lexoje libra të moshës tënde nga letërsia shqipe, por dhe ajo e huaj dhe ia arrite me shumё sakrifica, product i ketyre perpjekjeve janё padyshim librat tuaj qe sot ia dhuron lexuesit.

Unë, miku  yt, i shkrova këto radhë të gdhendura në mendje dhe shpirt, i hodha në një bllok shënimesh, por kurrë s’munda të t’i thoja ndër sy aq përmallshëm sa tani. Tani ti ke kohë të lexosh, lexoi edhe këto shënime të shokut tend të dashur, sepse do të të shoh e ndjej afër kudo, do të të dëgjoj me vëmendje këshillat e tua, si dikur, kur ishim shokë të mirë dhe botonim nё gazetё…

Image
Ballina e librit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat