Në modë karikatura e sensasivëve antishqiptar

Kultura

Në modë karikatura e sensasivëve antishqiptar

Nga: Bekim Rexhepi Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:42
Bekim Rexhepi

Çfarë budallai mbi intelekt, na shfaqi prapë ky tipi, që edhe për UÇK-në u anatemua me të drejtë, sepse është e lehtë ta thuash në opinion, madje edhe si një broçkull e vetme, pa i shërbyer të paktën historisë me një dokument relevant.  

Si edhe në këtë rast mungon fakti, por jo akuza.  

Të thuash se është thënë, se është shkruar për Isa Boletinin, gjithfarë gjërash pa nxjerrë gjë në dritë, është një objektivë komplet sensasivë antishqiptar. Në fakt sensasivitet të historisë antishqiptare ka pasur dhe do të ketë vazhdimisht sepse kjo është detyrë e të tjerëve, njëri prej tyre është ky: Shkelzen Gashi.  

Ngjashëm,  dikur edhe Dr. Hakif Bajrami kishte llomotitur në të 90-tat për Isën. Të thuash se ishte mercenar Isa Boletini, është e lehtë, dhe të thuash se luftonte për çështje të tija personale është po aq e lehtë, pa argumentuar gjë, e as dhe një fakt. Ndërsa se pasuria e tij, e vetme qe Kulla në Boletin, e cila mbase u dogj tetë herë dhe u ngritë përsëri po aq.  

Ishin gurët e po të njëjtës kullë që do të ngriheshin, serish mbi ato gërmadhat. Gjithnjë sipas këtyre sensasivëve antishqiptar, që ende nuk u argumentua se nga kush u dogje pasuria e Isa Boletinit dhe pse do të kishin arsye të mjaftueshme ta digjnin pasurinë e Isës, derisa ay ishte mercenar, shërbyes i tyre. Nëse, Isa Boletini ishte mercenar pse duhej të digjej? Kulla ngrihej më gurët e po të njëjtës kullë sepse gurët nuk ishin gurë prej letre, të djegur dhe të rrënuar me topa nga armiqtë e shqiptarëve. Për tiparet e Isa Boletinit shkruan edhe Hil Mosi, i cili mban krenarin dhe shkruante se “Isa Boletini është i ngjashëm me Skënderbeun me luftërat e tij gjithandej e kudo, por atë e dallon koha dhe mjetet e luftës”.  

Tash pas kësaj deklarate të budallait me diplomë intelekti Shkelzen Gashi, më vije argumenti se edhe sensasiviteti i tij antishqiptar, prej kohesh ka marrë udhë në media që mbase mbaj të njëjtin rol si të tij.  

Pra, kështu duket se del sheshit që fusha e kontaminimit të figurave më të rëndësishme shqiptare zë vend, që nga Skënderbeu, Nëna Terezë e deri tek Isa Boletini, janë bërë modë e karikaturës sensasive antishqiptare. Këto karikatura të shfaqura befas futen herës si një art në vete prej vitesh. Një art kiçi (i pavlerë), por që bujshëm kontaminon ambientin e historiografisë shqiptare. Sensasiviteti antishqiptar :“ka një farë të keqe që padashur mbinë ndër shekuj, mbin edhe brenda truallit tonë, falë perëndisë që janë pak, e rrallë se do kishim luftë mes vete” thoshte Ali Podrimja.  

Historiografia shqiptare varet shumë se sa studiuese të saj kanë arritur ta njohin atë si historiografi të tyre dhe të sillen konform njohjes dhe interesit të saj.  

Vallë cili, prej këtyre sensasivëve antishqiptar, nuk ka broçkollitur koti, e në mënyrë transferuese për figurat më të rëndësishme të shqiptarëve. Tendenca për ti zhveshur shqiptaret nga figurat më të rëndësishme të historisë së tyre, kanë qenë në vete një luks i pa ndëshkueshëm, që madje janë shikuar nga shoqëria dhe institucionet e shtetit si një hije e deformuar e një objekti koti që rri aty pari.  

Kjo nonshalencë nuk mjafton për shoqërinë, për institucionet e shtetit, që të justifikohet toleranca e tepërt ndaj sensasivitetit  të shfaqur antishqiptar, të mbete një objekt amfor aty pari e, këtej që të sorollatët dhe herës të na shfaqet me një hije të deformuar, ndoshta prej hienash ndaj figurave më të rëndësishme të historisë sonë. Ndaj tyre sensasivëve duhet të ketë masa , të përjashtohen dhe të dënohen për sjelljet e papërgjegjshme të tyre ndaj kodeve të historisë Shqiptare.  

 

Pas Skenderbeut, Isa Boletini është figura më e rëndësishme e shqiptarëve. Më të drejtë ay është cilësuar si shtylla e pavarësisë së shtetit Shqiptar.  

Të hulumtosh historinë e shkruar të të tjerëve për të mësuar historinë tënde është shfaqje më meskine e mundur në shërbim të historisë tënde. Ne në historinë tonë mund të shkruajmë keq dhe zi për armiqtë tanë, por në fakt armiqtë tanë s’kanë se pse të shkruajnë po kaq ngjashëm për historinë e tyre, fundi e kuptueshme ajo histori nuk do të quhesh histori e shkruar, e mësuar prej tyre. Ka disa sensasivë antishqiptar të kohës dhe tani që këtë metodë të shkruarit të historisë së shqiptarëve, duan ta faktojnë edhe mësim mbi të vërtetën historike, e që e tëra dukët se është e bërë për hesape të tyre, por ja që do të mbesin veçse hesape të tyre dhe kontribute në koshin e kontaminimit nga relikte të kohës... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat