O hapi këto dyer

Kultura

O hapi këto dyer

Nga: Musa Ahmetaj Më: 24 maj 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

O hapi më këto dyer
Ose ne i hapim vet
Tashti ne ju pyesim
Premtimi i Juaj ku mbet

Dikur jo shumë moti
Kërkove shpëtimin
Ne në xhepin e bythës
Mbanim letërnjoftimin

Me letërnjoftim madje
E blenim edhe bukën
Shpeshherë nga policia
E lëshonim edhe rrugën

Të kuptoj zoti ministër
Që e ke mirë në fotele
Lëshoje një zë nga atje
Hapi restorante- hotele

Më nuk vlen rregulla
“ Merre me vete”
Nuk jemi më të ditur
Se të tjera shtete

Vërtet këto nuk janë
Dëshirat tona-të mia
Me mendje e zemër
Ta kërkon GASTRONOMIA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat