Liria

Kultura

Liria

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:33
Xhevdet Bajraj

Përnatë

e vizatonte një zog

në murin e qelisë së tij të burgut

por në mëngjes

nuk e gjente zogun aty

Një natë e vizatoi zogun në mur

ia lidhi njërën këmbë

me një fije të hollë të perit

dhe skajin tjetër

e lidhi për dorën e tij

Në mëngjes

gardianët e burgut

kishin mbetur gojëhapur

e gjetën qelinë e zbrazët

"Me zemër në qese najloni", Shtëpia botuese "Armagedoni", 2021

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat