Trashëgimia kulturore e Kosovës, pse t’i takojë një shteti tjetër?!

Kultura

Trashëgimia kulturore e Kosovës, pse t’i takojë një shteti tjetër?!

Nga: Genc Xërxa Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:28
Genc Xërxa

Nëse shohim nga disa perspektiva trashëgiminë kulturore në Kosovës mësojm se njësia kulturore gjeografikisht është më e cenuar se sa ajo shtetërore. Pra njësia kulturore aspak nuk shkon në përputhje me atë politike. Shumë monumente apo thesare të ndryshme kulturo-etnike mbesin jashtë kufinjëve të Kosovës, disa edhe me veçori identitare gjenetike dhe asnjëherë Kosova apo institucionet e saja nuk u lëshuan të uzurpojnë apo politizojnë me këto trashëgimi apo vlera identitare kulturore. Shtëpia e alfabetit të gjuhës shqipe gjendet në Manastir, Ohri shqiptarë ishte në kufinjët e tij kulturor deri në fillimin e viteve 20’ të shekullit të kaluar, Ulqini apo monumentet tjera kulturore në Sanxhak të Nishit, xhamia e Islam Agës, ato tek Pazari i Ri të cilat ndërtoheshin krahas jetës kulturore të banorëve ku ata zhvillonin jetën e tyre kulturo-sociale deri në përndjekje. Mos flasim për pushtues të ndryshëm që gjatë sundimit të tyre kanë ndërtuar në kontekstin e tyre kulturor. Sot të kërkojnë ato monumente apo pronësi bazë konotacionin politik mbi trashëgiminë apo përkatësinë e tyre edhe pasi që janë krijuar shtete të ndryshme sovrane të njohura ndërkombëtarisht, mendoj se kjo krijon presedan apo parim joeuropian mbi vlerat e përbashkëta kulturore. Si do trajtohej “Aja Sofija” dhe pronësia e saj nga aspekti politik apo përkatësia trashëgimuese nëse i njejti parim që po tentohet të imponohet në Kosovës të vlejë edhe për vendet tjera. Paramendoni luftërat franko-prusiane, apo ruso-nordike dhe tentimi për të dominuar kulturalisht nga pushtuesi me krijimin e monumenteve, jetës sociale, kulturore apo imponimit të vetëdijës kolektive nëpërmes tyre, kush TANI ka pronësi mbi ato vlera? Sa di unë janë të mbrojtura me ligj të UNESCOS por pronësinë mbi të e ushtron vendori! Pse tek ne imponohet parim tjetër, kur një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore përbrenda kufinjëve tanë ta ushtrojë pronësine një shtet tjetër, në rastin tonë Serbia!

Nga aspekti kulturoro-fetaro-etnik vërejmë se shqiptarët gjatë jetës së tyre socio-politike qysh nga lashtësia evolutive bazë fakteve dhe kronikasëve të kohës përmenden se ilirët nga paganizmi, pranojnë edhe fetë e kohës krishtere, pra katolike apo më vonë edhe atë ortodokse dhe krahas jetës së tyre fetare ndërtuan tempujë të kohës me shekuj në raport me besimet dhe komunikimet e kohës që vinin nga Vatikani apo Konstandinopoja. Arbërit e mesjetës përcillen jetën pasuese të ilirëve të bazuar në relike të dokumentuara kishtare ato të katolicizmit e ortodoksizmit me jetën institucionale fetare të zhvilluar në ato kohëra deri tek ardhja e pushtimit osman kur një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare pranojn konvertimin e tyre fetar në islam. Arbëreshët e Italisë janë dokumenti më i mirë i gjithë asaj kohe mesjetare! Këto konvertime në esencë mbajnë një lidhje ende me të kaluarën krishtere kur kemi emra musliman e llagëp katolik mes shqiptarëve apo anasjelltas. Emrin katolik e mbiemrin me kuptim islam, kjo tregon për shenjat e një jete të dikurshme fetare kolorite mes vendorëve në këtë pjesë. Pra shumica e relikeve, kulteve apo monumenteve janë ndërtuar apo zhvilluar gjatë jetës së tyre fetare kulturore përgjatë shekujve.

Me pushtimin sllav gjatë shekullit XIII dhe XIV në trevat shqiptare dhe kërkesës së tyre për një kishë ortodokse sllave e ndarë nga ajo greke në krye me Sava Nemanjën njëri nga sundimtarët e mbretërisë serbe që zgjedhi rrugën e frymëzimit dhe sllavizimit shpirtëror të ngritjes së tij arsimore krahas vëllaut të tij Stefanit që ruante rolin e pushtetit faktik, Sava kishte punuar në ngritjen e një pushteti fiktiv të identitetit të ri fetar. Nuk u përçëndrua në aktivitetin e tij përbrenda territorit të Rashkës por deshi selinë e tij të ndikimit ta bëjë me seli në tokën e Shën Prenës, në Prizren. Me këtë inciativë të tij të ndarë nga kisha greke, ortodoksizmi i tij ishte më i ashpër nëse mund të shprehem ashtu. Kishte pikësynim gjenezën shqiptare krishtere ta sulmojë me qëllim që ti konvertoj të gjithë ne një fe tani të re ortodokse serbe e cila si rrjedh kishte ndrimin e praktikave fetare të mëparshme ortodokse që zhvillonin banorët e Kosovës duke ndikuar direkt në liturgjitë e caktuara bekuese, pagëzuese me theks të veçant në ndrim të identitetit të tyre etnik krahas imponimit të ri fetar. Kjo shkoj edhe me larg duke i shfrytezuar shumë kulte të ndryshme fetare ekzistuese dhe transformuar ato në një frymë të re ortodokse serbe. Ky tjetërsim i kulteve të tilla të investuara nga mbretëria e asaj kohe bëri që të krijohet edhe një diskurs i ri pronësor, mos të themi politik që këto kulte fetare të tjetërsuara nga shumica katolike apo edhe ortodokse shqiptare, tani në një frymë të re ortodokse sllave. Muratorët, piktorët por edhe muralet e ribëra në ato tempujë të kohës morrën kushtimisht një rrjedhe më të ndryshme imponuar nga konteksti i politikave fetare dhe sundimit sllav serb i pasuar nga ai okupues bullgar dekada më herët. Fryma e tillë e imponimeve tani vërehet në Manastirin e Graçanicës, Deçanit apo Patriarkanën e Pejës nga kronikasë të kohës përmendin kohën e Justinianit kur është ndërtuar ajo afër Novobërdës nga ndikimet krishtere të shekujëve të parë pas krishtit, Prenës apo më vonë e Deçanit, për Patriarkanën nuk është se ka spjegime të shumta por edhe këtu thuhet se ishte një tempuj ekzistues I cili pastaj u transformua në atë çfarë prezentohet sot. Por gjithnjë afër tyre në mbrojtje ishin banorët vendas, shqiptarët pasi asnjëherë serbët nuk arritën të popullojnë në masë siç kishte dëshiruar shteti serb këto treva dhe disponojn me pronësine e tyre.

Sot në fjalorin shqiptarë kemi fjalë që bartin veprimtari të dikurshme kishtare, feudale apo ortodokse si ikonom, igumani, vojvodë, knez, pop etj që tregojnë se llagëpi i tyre është i lidhur më shumë me veprimtarin e tyre raport me tempujtë, thirrjet mbretërore, se sa semantikë e tjetërsuar nga politika e mashtrimit apo shtrembërimeve historike me qëllime kolonizimi të përfitimit tërritorial apo pushtimit sa më të gjerë të trevës shqiptare duke u thirrur kinse në trashëgimi kulturo-shpirtërore, atë të rrejshme.

Tash mas disa shekujve të lojërave me fakte dhe diskurs mashtrues, tentojnë ata që morrën bekimin nga kisha ortodokse serbe nëpërmes planit të akademisë së shkencave që u jetësua nga shteti serb, t’u futën në luftën e shenjtë gjenocidale ndaj etnive tjera që jetonin ndër të njejtën hapsirë viteve 90’ të shekullit të kaluar. “Populli i shenjtë i përzgjedhur serb” udhëhoqi “luftën e shenjtë” fashiste ndaj gjithë popujve joserb me arsyetimin, për të “përmirësuar gabimet historike që u ishin bërë ndaj këtyre shekujve”. Kjo mendësi dhe filozofi me shekuj e përcjellur ndër gjenetikën e saj serbe, bëri që “vëllau i tij etnik”, malazezi të krijoi një kishë të vetën në mënyrë që të distancohet nga ajo serbe që në emer të saj shumë të këqija u bënë në këto vise ndaj gjithë popujve joserb, akt makabër gjithnjë në emer të bekimit të kishës serbe ortodokse dhe nxitjes së saj për një Serbi të pastër etnike me një gjeografi gllabëritëse në dëm të fqinjëve tjerë.

Kjo mendësi vazaliteti po e përcjell edhe Kosovën edhe pas më shumë se një dekade shtet. Nëpërmes trashëgimisë të kontrabanduar apo tentuar për të krijuar presedan, ku Serbia në një vend tjetër siç është Kosova të krijoi minishtete përreth këtyre kulteve që bukur mirë dihet se janë kultivuar, ruajtur dhe përkujdesur nga popullata vendore me shumicë shqiptare. Jo vetëm vjedhja e artifakteve me qindra sosh nga muzetë e Kosovës por po dëshirohen edhe kultet tjera identifikuese vendore, të marrin gjyrime tjera kulturo-etnike në dallim me vendin ku janë, gjithnjë me qëllime dashakeqe përfituese hapsinore, e të krijohen destruktivitete kulturo-identitare nga Serbia me qëllim që shteti i ri të jetë sa me shumë probleme dhe jeta e saj institucionale të bëhët sa më jofunksionale pa një trashëgimi të qartë kulturore. Një sabotim i shtetit të ri nëpërmes frymës fetare ortodokse e cila në vehte nga shumë qarqe studiuese dhe historike mban shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi çfarë po ndërtohet kjo frymë trashëguese e imponuar nga jashtë krijon frikë institucionale tek vendorët për të ardhmën e qetë kultororo-identitare me ndikim të veçantë në ngjyrime identitare etnike dyshuese mbi vendorët e shtetit të ri.

Kosova duhet ti ndjek institucionet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore dhe tentoi që nëpërmejt institucioneve të veta ti mbajë në pronësi gjitha kultet e veta kulturore në shërbim të të gjithë banorëve apo vizitorëve që dëshirojnë të shërbehen në krahas një legjislature moderne të kohës. Nëse është nevoja të krijohet edhe ligji i posaçëm mbi to, ose nëse ka dokumentacion të bollshëm të formohet kisha ortodokse kosovare e hapur për gjitha etnitë e besimit të tillë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat