Këta janë laureatet për çmimin vjetor për teatër

Kultura

Këta janë laureatet për çmimin vjetor për teatër

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e Teatrit.

Prezent ishin fituesit e çmimeve, juria profesionale, Ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari për kulturë, Liburn Jupolli.

Laureatet për çmimin vjetor për teatër për vitin 2020 janë:
1.Enver Petrovci për vepër jetësore
2.Zana Hoxha për shfaqjen më të mirë (Zgjimi i Pranverës)
3.Blerta Neziraj për regjinë më të mirë (Kthimi i Karl May)
4.Armend Smajli për aktorin më të mirë (Kthimi i Karl May)
5.Shtëpia Teatrore AKT për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar

Anëtarët e jurisë për ndarjen e çmimeve vjetore për teatër ishin: Ilir Bokshi (kryetar), Astrit Kabashi, Shengyl Ismaili, Ben Apolloni dhe Kushtrim Koliqi.

Ju urojmë të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve sukses të mëtejmë në punën e tyre profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat