Gjendet objekti 1500-vjeçar që mbron nga “shpirtrat e këqinj”

Kultura

Gjendet objekti 1500-vjeçar që mbron nga “shpirtrat e këqinj”

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:55
Gjendet objekti 1500-vjeçar

Një hajmali e lashtë që besohej të mbronte gratë dhe fëmijët nga “shpirtrat e këqinj” është gjetur nga arkeologët.

Hajmalia e quajtur “Vula e Solomonit” u gjend në Izraelin verior në rajonin biblik të Galilit nga një banor në fshatin e Arbel, përpara 40 vjetësh, fshat i cili përmendet në librin e shenjtë.

Arkeologët mendojnë se njerëzit i përdornin për të siguruar mbrojtje hyjnore. Në të është gdhendur një kalorës mbi një kalë, i cili mban një shtizë drejtuar një figure femërore të quajtur “Gello”.

Sipas mitologjisë greke, është një demon që shkaktonte aborte, infertilitet dhe vdekje foshnjash. Në një mit, thuhet se vdiq si virgjëreshë dhe kërkonte hakmarrje si fantazmë.

Ndërsa në besëtytnitë bizantine, Gello-t ishin shpirtra që përndiqnin shtëpi dhe vrisnin fëmijë gjatë natës.

Hajmalia është e gdhendur në gjuhën greke me emrin e një perëndie hebre, ndërsanë anën tjetër ka një sy të shpuar me shigjeta, një akrep, zog, gjarpër dhe dy luanë.

Artifakti është i skalitur me një frazë greke që thotë “Një Zot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat