Plas

Kultura

Plas

Nga: Agim Desku Më: 3 qershor 2021 Në ora: 07:33
Agim Desku

-Në këto anë dy herë vdiset për një nanë.

Endëm pa ditur se nga shkoj

Për t'i bashkue grimcat e atomit

Të njëmijëtat e besës së fjalës

 

I di djajtë që sot shndërrohen në dhembje

Kurrë nuk u bëra djall

Sikur të isha

Plagët ndoshta s'do të ekzistonin

 

Për sa të kenë aromë lulet

Eva s'do të këtë kurrë më plagë

Asnjë dhembje për të

 

Adamit kohërat do t'ia gjykojnë mëkatët

Sot na zëntë ferri i fjalës

Nëse nuk i dalim zot tokës tonë

 

Askush s'çanë kokën për perënditë e tokës

Ajo ngadalë po na rrëshqet nën këmbë

Po e falin dheun e njëqind betejave

Çlirimtarët s'do të kemi me çka t'i mbulojmë

 

Në Çakorr s'ka ma kryqëzim shpatash

As fushë beteje për me vdekë si hero

Ka vetëm mallkim varrësh që plasin

 

Sd'i ke ta pyes a ka fole zogjësh

Të shqipeve a te qyqeve të zeza

 

Po më thonë jo s'ka vdekë Zhuj Selmani

Veç Rugova është ra në rrafsh

Më pi ujë të Drinit e më u deh për Çakorr

 

Plas o Agim plas bashkë me Hajdin Sahitin

Që vdiq më i mbrojtë bjeshkët e Shqipërisë

Edhe njëherë vdiqëm bashkë me luftëtarët

Kur u fal Çakorri

Në këto anë dy herë vdiset për një nanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat