Ruaje për vete

Kultura

Ruaje për vete

Nga: Musa Ahmetaj Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:04
Musa Ahmetaj

Leshi nga koka e madhe
Kaherë i ka rënë në fytyrë
Interpreton bukur djallin
Madje në çdo mënyrë

Kravatën me ngjyra
Lidhur fort në gushë
Me veprimet e tij
Rrenat i dolën në fushë

Paradite në Beograd
E në mbrëmje në Nish
Tavolinat plot e përplot
Me shlivovicë dhe mish

Marrëveshje të dreqit
Me vëllanë me tre gishta
Për vëllezërit këndej Drinit
Të hidhëta dhe me bishta

Ndoshta prore i shkreti
Gjumin e bën me atlete
Gishtin e mesëm të dorës
Në fund ruaje për vete

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat