Magjia e lotit të saj

Kultura

Magjia e lotit të saj

Nga: Valbona R.Hadri Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:43
Valbona R.Hadri

Freskia e kësaj nate vere
përshkonte fytyrën e një bukurie të veçanë
në kërkimin të shpëtimit të saj
Me një mbyllje sysh njelmësia e lagështisë
ngarendi tek buza e tharë
Vazhdoj tutje deri në qafên
e mbuluar me fijet e flokut të artë
Duart e saj ngritur në kaltërsi qielli,
mbështilleshin me grohtësinë e afshit
në krah engjëlli
Besoj në ty tha zëri i shumëpritur
Bashkë do presim edhe stinët tjera
Buzëqeshi në zbehtësi pamjeje
Shëmbëllimi në fytyrën e saj
u mbulua me ngjyrimin e jetës

Prijë vallës së zanave
për ta shuar etjen krojeve të ftohta
Qëndis çarçafin e bardhë

për të skalitur në murin e artë
Paqe për të gjithë njerëzimin
Në shuarje zëri hija e saj
u mbulua me shkëlqimin parajsor
Ngadalë mbylli pamjen e një rreze drite
me shpresë për ditë të bardha në vazhdim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat