Kush duhet të lidhet në grazhd?

Kultura

Kush duhet të lidhet në grazhd?

Nga: Lis Bukuroca Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:29
Lis Bukuroca

Nëse arsyetohet dhunimi i një vajze pse qenka veshur seksi, atëherë edhe dhunimi i burrave nga homoseksualët duhet të legalizohet!

Jo vetëm kjo, por me veshje të pakët duhet legalizuar dhunimi seksual edhe nëpër plazhe, plazhe nudiste dhe pishina!

Kush kujt të mundet!

Njeriu ka dinjitet.

Dinjitet ka edhe njeriu gati cullak, apo krejtësisht cullak!

Ky është qytetërimi i epokës sonë!

Njeri është edhe vajza e veshur seksi!

Njeriu mund dhe ka për detyrë të kontrollojë epshin!

Ai që nuk mundet, duhet të mjekohet në psikiatri!

Në demokraci qytetari nuk ka vetëm liri, por edhe obligime!

Vajza duhet të vishet si i pëlqen asaj, jo si dhe sa lejon psikopati

Ai që nuk duron lirinë e tjetrit, duhet të lidhet në grazhd!

Lis Bukuroca, Letër burrave I dhe II te lulu.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat