Përmallimi

Kultura

Përmallimi

Nga: Mehdi Krasniqi Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:36
Mehdi Krasniqi

Është i merzitshëm përmallimi im

shumë më shumë se një vdekje

që mbyll një derë të shtëpisë

ndërtuar mundimshëm

Është sikur syri i verbuar

me frikë të prerë që në lindje

është pikë në zemër që rritet sa herë merr frymë

sa herë rrjedhë e lotit gërryen lëkurën

dhe pikon përgjakur në rroba të trupit

Është pikë e vogël

në prehër të jetës

nën intonimin e himnit të mërzisë

pa pikë gjumi në sy

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat