Gazeta “Bota sot” gjithmonë në shërbim të informimit objektiv, të së vërtetës, të drejtës, untetit të kombit, promovimit të vlerave, humanizmit...!

Kultura

Gazeta “Bota sot” gjithmonë në shërbim të informimit objektiv, të së vërtetës, të drejtës, untetit të kombit, promovimit të vlerave, humanizmit...!

Nga: Qani Nuhiu Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:00
Qani Nuhiu

Urimet më të sinqerta gazetës “BOTA SOT” në 26 vjetorin e daljes si gazetë ditore.

“Bota sot” filloi të dalë në kohë të okupimit të Kosovës, të territ informativ dhe në periudhën kur kombi Shqiptar, veçanërisht në Kosovë,ishte në udhëkryqin më të madh në historinë e Kombit tonë të shekullit XX. Doli në kohën e luftës për mbijetesë dhe nevojës përsjelljen e vendimeve strategjike, kur populli shqiptar nuk kishte të drejtë të sillte vendime të gabuara se perndryshe do të fshihej nga faqja e dheut.

Prandaj koha në të cilën u paraqit “Bota sot”, gazetën e bën edhe më të rëndësishme,pasi me politikën redaktuese objektive me orientim plotësisht kombëtar, paraqiste një ndihmesë të madhe për subjektet politike të atëhershme dhe për proceset politike të cilave u printe udhëheqësi i famshëm dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova.

“Bota sot” atëhërë lexohej edhe akoma lexohet kudo që kishte dhe ka popullate shqiptare, sidmos në shtetet që dolën nga ish Jugosllavia dhe ndihmoi në krijimin dhe profilizimin e opinionit publik me orientim kombëtar e properëndimor.

Gazeta“Bota sot” misionin e vet e vazhoi edhe pas çlirimit të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë të Republikë së Kosovës duke i shërbyer gjithmone te vërtetës, të drejtës, unitetit të kombit,pomovimit tëvlerave, humanizmit…!

Pa gazetën “Bota sot” hapësira informative shqiptare do të ishte shumë më e varfër pasi ka dhënë kontribut grandioz informativ.

Gazetës “Bota sot” bashkë me stafin e saj dhe bashkëpunëtorëve i dëshiroje dhe shumë-shumë pëvjetorë tjerë. I dëshiroj të festojë jubile gjysëmshëkullor e shekullor të daljes në hapësirën informative shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat